Dy botë të ndara në dy anë të ndryshme të një rruge në një lagje buzë detit në Stamboll. Dy botë kaq pranë, por kaq larg njëra-tjetrës. Çfarë do të ndodhë kur dy të rinj nga këto botë të ndryshme bien në dashuri me njëri-tjetrin? Kemali është një nga tre fëmijët e një familjeje të shtresës së mesme që jeton në këtë lagje. Qëllimi i vetëm për ta është të sigurojnë jetesën dhe të mbijetojnë. Kemali studion në vitin e fundit për inxhinieri. Një djalë që qëndron me këmbë në tokë dhe që nuk beson te mrekullitë, sidomos te dashuria. Në momentin që Nihani bëhet pjesë e jetës së tij monotone, ai vihet në provë. Bota e tij përmbyset, gjithçka del jashtë kontrollit. Nihani është një vajzë që vjen nga pjesa e pasur e lagjes, një vajzë që nuk jeton realitetin. Fati do ta detyrojë të përfundojë gjithçka që ka lënë pezull. Kjo dramë do të na tregojë se nuk duhet t’i marrim asnjëherë gjërat për të mirëqena. Njerëzit që ne mendojmë se janë larg nesh, mund të jenë shumë të afërt. Dashuria mund të na hapë një plagë të madhe dhe nëse kjo plagë nuk shërohet, atëherë mund të shndërrohet në një dashuri të pafund.