Shërbimet e Telefonisë

Posta zanore i përgjigjet telefonit tuaj kur ju nuk jeni në shtëpi, kur jeni duke folur në telefon dhe nuk mund t'i përgjegjeni telefonatës tjetër ose kur thjesht jeni të zënë dhe nuk doni t'i përgjigjeni telefonit tuaj në atë moment.

Posta zanore ka dy përdorues:

  • Pronari i postës zanore ( marrësi i mesazheve )
  • Telefonuesi ( lënësi i mesazheve )

Si të dëgjoni mesazhet tuaja?

1. Nga telefoni juaj

  • Fillimisht hyni në Postën Zanore duke shtypur * dhe numrin 151 e më pas #, pra *151#
  • Më pas ju do t'ju duhet të fusni numrin tuaj PIN

Shënim: Kujdes nëse e fusni PIN-in tre herë gabim, posta zanore shkëputet automatikisht

2. Nga një telefon tjetër

  • Fillimisht hyni në Postën Zanore duke formuar numrin +355 44 819 999
  • Më pas formoni numrin tuaj të telefonit dhe fusni numrin PIN

Logimi në Postën Zanore

Pasi të telefononi në numrat 00355 44 819 999 ose 044 819 999, do të ju kërkohet numri PIN që ju është dhënë nga kompania. Nëse mesazhi zanor nuk ju kërkon numrin PIN atëherë ju duhet të shtypni në telefonin tuaj tastin * dhe sistemi do të ju kërkojë numrin PIN. Fusni numrin PIN dhe shtypni tastin #.

Si ta menaxhosh postën zanore?

  • Shtyp 1 për të dëgjuar mesazhin tjetër
  • Shtyp 2 për të dëgjuar mesazhin ekzistues
  • Shtyp 3 për të fshirë/ose rikthyer mesazhin ekzistues
  • Shtyp 9 për t'u kthyer në menunë kryesore

Si të personalizosh postën zanore?

Pasi të shtypni 5 për të hyrë në menunë e konfigurimit do të dëgjoni mënynë e mëposhtme:

  • Shtyp 1 për të dëgjuar mesazhin përshëndetës ekzistues
  • Shtyp 2 për të rregjistruar mesazhin e ri

Shtyp 5 për të ndryshuar PIN-in tuaj ( pasi keni shtypur 5 për të ndryshuar PIN-in do të dëgjoni menunë e mëposhtme )

  • 1. Shtypni PIN-in e ri dhe shtypni butonin thurje (#)
  • 2. Shtypni përsëri PIN-in e ri dhe shtypni butonin thurje (#)

Nëse PIN-i i ri është i vlefshëm ( numër 4 shifror ose më shumë ) atëherë PIN-i i ri do të ruhet në sistem.

Pas rregjistrimit:

  • Shtyp 1 ta ruash mesazhin përshëndetës
  • Shtyp 2 për ta anulluar

Herën tjetër që të hyni në postën zanore do të degjoni mesazhin e ri përshëndetës.

Ky shërbim lejon që të telefononi mbrapsht numrin e fundit që ju ka marrë vetëm duke formuar: * 65# . Kjo është shumë e vlefshme sidomos në rastet kur ju përdorni telefon pa ekran dhe nuk e identifikoni numrin që ju ka marrë.

Ky shërbim ju lejon të fshihni numrin tuaj kur telefononi pra lejon mosshfaqjen e numrit në ekranin e telefonuesit që po thërrsni. Aktivizimi është i mundshëm vetëm për një telefonatë, pra para çdo telefonate duhet ta aktivizoni si më poshtë:

*31 * numrin që po telefononi #

Në këtë mënyrë marrësi i telefonatës e ka të pamundur të identifikojë numrin tuaj.

Me këtë shërbim ju mund të shikoni numrin e telefonuesit përpara se t'i përgjigjeni telefonatës. Sigurisht në mënyrë që të përdorni këtë shërbim ju duhet të jeni i pajisur me një telefon që ka ekran ku mund të shihni numrat.

Ky shërbim është gjithmonë i aktivizuar, kur bie zilja numri shfaqet menjëherë.

Ky shërbim përdoret në mënyrë që të mos humbisni asnjë telefonatë duke i ridrejtuar të gjitha thirrjet hyrëse në një numër tjetër telefoni ku ju ndodheni p.sh celularë ose postë zanore. Ju mund ta ridrejtoni numrin në disa lloj situatash:

Ridrejto telefonatat në të gjitha rastet *52 numrin #

  • Ngrije receptorin dhe formo *52
  • Pastaj formo numrin që dëshiron të ridrejtosh telefonatën dhe shtyp butonin thurje

Ridrejto telefonatat vetëm kur linja juaj është e zënë *54 numrin #

  • Ngrije receptorin dhe formo *54
  • Formo numrin që dëshiron të ridrejtosh telefonatën dhe pastaj shtyp butonin thurje

Ridrejto telefonatat vetem kur linja juaj nuk përgjigjet *56 numrin #

  • Ngrije receptorin dhe formo *56
  • Formo numrin që dëshiron të ridrejtosh telefonatën dhe pastaj shtyp butonin thurje

Shërbimi Telefonatë në Pritje ju njofton se dikush po përpiqet t’ju telefonojë ndërkohë që ju jeni në një telefonatë tjetër. Për këtë ju do të njoftoheni nëpërmjet një tingulli të caktuar. Atëherë ju vendosni nëse do ta merrni këtë telefonatë apo jo.

Për ta përdorur këtë shërbim ju duhet gjithmonë të

  • Shtypni butonin "Flash" për të vendosur telefonatën ekzistuese në pritje dhe të flisni me telefonatën e dytë në radhë. Pra ju mund ta shtypni butonin Flash sa herë doni të kaloni nga njëra telefonatë në tjetrën.
  • Ulni receptorin për të përfunduar telefonatën ekzistuese dhe do të dëgjohet telefonata tjetër në pritje.

Ky shërbim të lejon bllokimin e telefonatave dalëse, pra nëpërmjet një KODI të vendosur nga ju do të siguroheni që telefoni nuk kryen asnjë telefonatë dalëse por ndërkohë që lejon telefonatat hyrëse.

  • Duke formuar *74# ju aktivizoni bllokimin e thirrjeve dhe sa herë që kërkohet të kryhet një telefonatë sistemi do ju kërkojë numrin PIN.
  • Duke formuar *75# ju caktivizoni këtë shërbim, pra ju mund të kryeni lirshëm telefonatat dalëse.

Shënim: PIN do të jetë një numër i paracaktuar por ju do të keni gjithmonë mundësi për ta ndryshuar si më poshtë

Ndrysho PIN – duke formuar *76#