artist-tak-fak-sezoni-4

Artist Tak-Fak - Sezoni 4

Pas suksesit të 3 sezoneve,ky sezon  vjen më shume surpriza të reja. Së bashku me xhaxhi piktorin, fëmijët do të mësojnë jo vetëm të pikturojnë, por edhe të bëjnë art me objektet më të thjeshta të jetës së përditshme. Qëllimi i këtij emisioni është formimi artistik dhe edukativ. Është një emision ku fëmijët do të kalojnë kohën në mënyrë cilësore. Fëmijët do të eksplorojnë krijimtarinë dhe talentin e tyre duke krijuar vepra artistike që do t’iu gëzojnë gjithmonë.Ky format është provuar dhe ka korrur sukses të plotë në SHBA, Angli, Itali etj. Interes të madh ka pasur edhe në hapësirat mbarë shqiptare, përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe diasporën, ku të gjithë mund ta ndjekin emisionin “Artist Tak-fak” përmes platformës Tring.