Grand Hotel 2XL

Pas eksperiencës 5 vjeҫare shumë të suksesshme të Apartamentit 2xl, tashmë nga Tring dhe Vizion Plus vjen një tjeter format risi në tregun televiziv shqiptar. Me pjesemarrjen e aktorëve Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eglein Laknori, Erblin Bajko, Esmeralda Metka, Ina Gjonçaj si edhe prurjeve të reja të talentuara që do të synojnë ti japin më shumë ritëm e ngjyra humori këtij formati. Erand Sojli dhe Herion Mustafaraj, i bashkohen kastës së aktorëve në Grand Hotel 2XL.

“Grand Hotel 2xl” është një vendtakim i karaktereve, personazheve, historive dhe ngjarjeve. Në këtë hotel me një staf të “ҫmendur” do ndodhë gjithҫka falë situatave komike që vijnë natyrshëm kur në hotel punojnë “profesionistë” si aktorët tanë‎.

Grand Hotel 2xl vjen si një përzierje e komedisë së situatës dhe sketcheve të xhiruara. Në këtë show televiziv ka elemente që sjellin gjithë spektrin e gjerë të personazheve që gjejmë në përditshmërinë tonë sepse në  hotelin tonë vijnë shqiptarë nga të gjitha trojet!

 

Çfarë do e bëj të veçantë “Grand Hotel 2XL”?

Përveç hollit të hotelit që është vendndodhja kryesore ku zhvillohen të gjitha ngjarjet ne do ndjekim‎ histori që zhvillohen në ҫdo pjesë të hotelit duke sjellë kështu ritëm, energji dhe humor pafund! Vizitorët e ftuar dhe të paftuar do jenë të shumtë në këtë shfaqje ku sigurisht nuk do mungojnë dhe personazhe publike.

Përvoja e gjatë dhe e suksesshme e aktorëve protagonistë të këtij formati, garanton për një tjetër sezon top-rated në Tring dhe Vizion Plus.