myliving

My Living

Zhanri: Lifestyle
Transmetimi: Çdo të shtunë, ora 21:00 në Living HD.

Programi "My Living", është një emision, i cili do të shfaqet një herë në javë në platformën TRING, kanali "Living" dhe TV "Vizion Plus". Do të ketë një kohëzgjatje prej 60 minutash. Do të prezantohet në një studio dizajn, nga një moderatore femër.

Në program do të shfaqet gjithҫka që ju keni mundur ta lexoni në revistë, por nuk keni pasur mundësi të merrni më tepër. Që do të thotë: personazhet e gjurmuar nga stafi i revistës "Living", do të vijnë në program, në studion tonë, me gjërat e tyre konkrete. Ndonjëherë nuk mjafton të tregosh me fjalë tiparet që të bëjnë dallues dhe të denjë për një life-stile të ri. Një rrëfim përpara shikuesve, do ti bëjë këta personazhe me të vërtetë dhe më të qartë . Kamera e programit "My living", do të shkojë në jetët dhe pasionet e tyre për ti sjellë përpara një publiku tjetër, që këtë herë është televiziv.

Një vend të rëndësishëm në program, do të zënë personazhet e kopertinës së revistës. Për ta, stafi i emisionit do të realizojë një reportazh, i cili do të nisë që në momentin kur përzgjidhen të jenë në kopertinën e revistes "Living", e deri në zbulimin e sekreteve të tyre. Në program gjithashtu, në një kënd ekskluziv të studios, do të realizohet nga moderatorja një intervistë e posaҫme. Për këta personazhe, është rezervuar një pyetësor, i cili do të duhet të marrë përgjigje.

Programi "My Living", do të jetë ndoshta momenti i vetëm televiziv, ku do të tregohet Life-stili shqiptar me të gjitha tendencat e tij; në modë, dizajn, ushqim, sport etj. Programi disponon plotësisht fuqitë televizive dhe intelektuale për të zbuluar dhe për të afruar pranë tij gjithë bizneset, apo personazhet që jetojnë bukur. Pika më e fortë e programit, janë ekspertët e lifestil-it shqiptar. Ata janë pjesë e stafit realizues për të na mësuar ҫdo gjë. Programi do të ofroje ide, do të jetë një guidë miqësore dhe e realizueshme për këdo. Në program, do ti kushtohet vëmendje vetëm modeleve, individëve që kanë diҫka për të ofruar. Prezantuesja do të jetë një personazh më vete. Ajo do të punojë me skenaristë dhe do të shfaqet si një këshilluese për shikuesit, në modë, stil dhe elegancë. Nëse publiku do të dijë, se cilat janë tendencat më të fundit të modës, dizajnit, reformimet në gatim, transformim objektesh etj., programi "My living" është zgjedhja e duhur televizive.