Na ishte njëherë

Për t’u uruar të gjithë vogëlushëve një gjumë të ëmbël, çdo mbrëmje në Tring Tring, vjen emisioni “Na ishte njëherë…!”

Çdo herë, figura të dashura të ekranit, emra të njohur të fushave të ndryshme dhe dubluesit më të mirë të filmave për fëmijë, do t’ju tregojnë vogëlushëve, një prej përrallave të preferuara të fëmijërisë së tyre. Kështu, përrallat klasike, më të bukurat e folklorit shqiptar e të huaj, do të vijnë për të vegjlit tanë, nga zërat më të mëdhenj.