Në kuzhinë me mamin

Ushqimi flet me gjuhën e fëmijëve. Ata duhet të hanë shëndetshëm… po sikur t’i përfshijmë në diçka që nuk quhet lojë.

Në kuzhinë me mamin të bësh duart pis është diçka e mirë. Imagjinoni se çfarë do të dalë nga dashuria e madhe që lidh prindin me fëmijën.

Do të shikoni nga recetat më të mira e deri të “zbulimet” spontane që ata të dy do të bëjnë rrëmbyer nga rrëmuja e kuzhinës. Mos na pyesni si ndjehemi sot, jemi…në kuzhinë me mamin !

Struktura e emisionit “Në kuzhinë me mamin”, në thelb, përbëhet prej:

  • Përgatitjes së recetave
  • Bashkëveprimit të prezantuesve (që janë gjithashtu edhe personazhet). Këto janë, në të njëjtën kohë, edhe dy linjat kryesore të zhvillimit të emisionit.
  • Recetat Recetat janë tejet të veçanta. Ato janë të përzgjedhura dhe të krijuara, në të dyja rastet me shumë kujdes, që të thithin vëmendjen e fëmijëve dhe të stimulojnë fantazinë e tyre. Por edhe të prindërve njëkohësisht. Recetat janë shumë të bukura, por shumë të thjeshta. Qëllimisht të tilla, ato mund të përgatiten shumë thjesht edhe nga fëmijët e vegjël (padyshim në prani të prindit).Ato janë gjithashtu të thjeshta edhe në kuptimin e përbërësve të tyre. Gjithçka që na duhet për to, e kemi në shtëpi ose mund ta gjejmë shumë kollaj. Recetat janë të shumëllojshme, të ëmbla e të kripura, gjellë e sallata, pije e fruta. Rregulli i vetëm është jenë të shëndetshme.
  • Bashkëveprimi i prezantuesve Prezantuesit e këtij emisioni janë në të njëjtën kohë edhe personazhet kryesore të tij. Bashkëveprimi mes tyre është pika më e fortë e emisionit, pavarësisht ndjesive të padiskutueshme pozitive që transmetojnë recetat e përzgjedhura.

Duke qenë pjesëtar të së njëjtës familje, lidhja emocionale mes tyre është e vërtetë dhe po aq i vërtetë edhe përjetimi i teleshikuesit. Çfarë ka më të bukur sesa ndjenja që lidh një prind me fëmijën e vet (pavarësisht formës në të cilës vjen apo hapësirës që mbush)? *Herë pas herë, në episode të ndryshme të emisionit, do të jenë të ftuar shokë të fëmijëve, kushërinj të tyre, etj, në varësi të tematikave për