shopping-night

Shopping Night

Shopping Night Albania - Spektakli i modës së fundit!

Një tjetër format i njohur ndërkombëtar do të vijë së shpejti në Shqipëri. Pas suksesit në vende si Anglia, Spanja dhe Italia, do të jetë platforma Tring, e cila do të mirëpresë në kanalin tematik Living HD, Shopping Night.

Fjala kyçe e këtij programi është "shopping pa kufi", një ëndërr për shumë njerëz, jo vetëm për universin femëror!

Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël. Në çdo episod, tre konkurrentë do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregtare për sezonin e parë është ETC. Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës, do të shpallet ylli i Shopping Night.

Xhani Shqerra, një emër i njohur për publikun në fushën e televizionit, modës dhe dizajnit, është përkujdesur personalisht për autorësinë e këtij game show, bazuar në stil e spektakël. Moderatori i My Living do të jetë mikpritësi i konkurrentëve për t’i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet së bashku me dy personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e modës.
Një format i cili rreket të edukojë shijet e të japë disa leksione bon toni për sa i përket kodit të veshjes.

Takimi me Shopping Night do të jetë ketë muaj në Living HD dhe Vizion Plus.