Shqipëria ime

Një cikël dokumentarësh turistikë për qytetet e Shqipërisë. Shqipëria e parë si kurrë më parë vjen ekskluzivisht në Tring duke ju sjellë mrekullitë e natyrës sonë, zakonet, historinë dhe mbi të gjitha bukuritë e pafundme të qyteteve shqiptare! Ky është një cikël që ka për qëllim promovimin e vlerave të kombit tonë brenda dhe jashtë atdheut!

Gjithçka nisi me qytetin e mrekullueshëm të Shkodrës, vazhdoi me Vlorën dhe Beratin, dhe rrugëtimin në të gjitha qytetet e Shqipërisë! Ky është një cikël i gjatë në vazhdën e njohjes dhe reklamimit të vendit tonë. Dokumentari mbështetet mbi këto linja kryesore të përmbajtjes duke iu drejtuar publikut shqiptar dhe atij të huaj.