Sketch Show

Sketch Show është një shfaqje komedi e Avalon Productions, e cila ka provuar suksesin në Britani, SHBA, Gjermani, Francë, etj.

Një version shqiptar u lançua nga ekipi i banorëve më të famshëm të Apartamentit 2XL. Sketch Show është një shfaqje 90-110 minuta, me disa forma të komedisë. Shfaqja zhvillohet në një skenë të madhe ku skeçe pikante që merren me çështje të aktualitetit. Aktorët: Ermal Mamaqi, Julian Deda, Gentian Zenelaj, Lisa Kujofska, Alban Bozgo, Erblin Bajko.

Një tjetër element i rëndësishëm janë të ftuarit special të cilët shfaqin aftësitë e tyre në aktrim duke bashkëvepruar së bashku me aktorët në skenë.