The Mams

The MAMs (Maratona e Muzikaleve Shqiptare) E ardhmja i përket atyre që e ëndërrojnë

The MAMs, (Maratona e Muzikaleve Shqiptare), ku për 15 minuta çdo seri, bëhet maratona e këngëve muzikale nga të rinjtë. Produksioni i platformës Tring, ku këngët janë krijime të reja, bazuar në fabul dhe performancë. The MAMs, është një festë gjigante, e cila ka edhe fitues. Një hapësirë e munguar në ekranin shqiptar që mirëpret qindra fëmijë  apo të rinj.

E veçanta e këtij projekti është se këngëtaret e maratonës, falë talentit të tyre në këngë, mund të kenë shansin t’i bashkohen grupit të Sketch Comedy duke performuar si aktorë në mes tyre.

Surprizë tjetër është pjesëmarrja e shumë yjeve të skenës apo ekranit si aktorë në Sketch Comedy, të cilët shfaqen ashtu siç nuk janë parë kurrë në ekran. Slogani i këtij projekti është: Nësë fati nuk ju troket ejani së bashku të ndërtojmë një derë.

Çfarë ka të veçantë ky event artistik? Në gjithë ekranet muzikore, këngët, videot janë tashmë histori të shkurtra muzikore. Ky Event i jep shansin të rinjve të performojnë me Këngë-Muzikal. Performanca është një pasaportë artistike për të ardhmen.

Ju mund të vini për një këngë, por mund të keni shansin të zgjidheni në grupin e aktorëve të Sketch Show-t për adoleshentë. Mbarimi i këtij eventi kurorëzon jo vetëm fituesin, por bashkon shumë konkurentë në një Muzikal-Turne.

Kujdes! Në “The MAMs” mund të bëhesh i famshëm! Sa kushton pjesëmarrja?

Kujdesuni vetëm për koston e këngës që përballohet nga shpenzimet tuaja, ose sponsorizimet. Pjesëmarrja nuk kushton dhe nuk ka ndonjë kosto të fshehur. Madje këngët të cilat do të përzgjidhen për finale, do të kurohen nga produksioni në rritjen e cilësisë së performancës suaj. Ndërsa fituesit do kenë një videoklip dhe surpriza.

Cili është sekreti i suksesit?

Së pari sigurohuni se keni një melodi dhe fabul tërheqëse. Më pas kujdesuni që të gjithë elementet e këngës të ndihmojnë njëra tjetrën: Muzika-Vargjet-Performanca. Bashkëpunimi ose krijimi i grupit redukton kostot individuale, nxit suksesin në grup.

Pse titullin e quani me inicialet “The M A Ms” ? Sepse brenda tij përkthehet Maratona e Muzikaleve Shqiptare, por inicialet “MAMs” kanë tingëllimin internacional prindëror MAM. (Kur rrëzohemi, apo kur lumturohemi a nuk belbëzojme pothuaj të gjithë emrin e Nënës?)