Tring Stars

Tring Stars është një emision i formatit showbiz, me informacione mbi yjet e televizionit. Në fokus aktorët e serialeve turke, të rejat mbi jetën e tyre private, lajmet më të fundit, pamje nga regjisorët, nga paparazzët por edhe nga vet ata.

Hollywood-i më pranë, me shkelqimin që e karakterizon, përcjellë tek ju përmes ekranit të Tring. Artistë shqiptarë e të huaj, në ndjekje të ngjarjeve të veçanta të jetës së tyre artistike dhe jo vetëm.

Nën drejtimin e prezantueses Katerina Trungu, Tring Stars do të jetë një nga programet më të këndshme, ku koha juaj do të kalojë bukur në shoqërinë e emrave më të dashur të momentit!

Argëtohu me yjet !