Pyetje - Përgjigje - Internet

1. Linja e internetit është shumë e ngadaltë. Çfarë duhet të bëj?

Kompania Tring garanton qëndrueshmëri të rrjetit të saj dhe të aksesit të internetit. Si pasojë e faktorëve të jashtëm shpejtësia e internetit ka luhatje. Nëse shpejtësia e internetit ngadalësohet duhet të bëni kontrollet e mëposhtme:

    • Instalimin:

      Router-i ose Switch-i ku lidhen një numër i konsiderueshëm kompjuterash shkakton ngadalësim shpejtësie. Arsyet janë:

      • Router-i ose Switch-i, duhet të verifikohen nëse kapaciteti i tyre është i mjaftueshëm dhe nëse konfigurimi i firewall-it nuk e bllokon lidhjen.
      • Duhet të verifikohet nëse router-i wireless është mjaftueshëm i sigurtë. Nëse jo, lidhja juaj përdoret nga dikush tjetër pa autorizimin tuaj. Efekti i përdorimit të wireless-it është dhe interferencë e cila ngadalëson shpejtësinë.
    • Kompjuterin tuaj

      Kompjuteri ndikon në aksesin e internetit. Prezenca e viruseve, konfigurimi jo i saktë i Firewall-it dhe procedurave të tjera ulin shpejtësinë e internetit.

    • Mënyrën e përdorimit

      Faqet Web: Aksesimi i faqeve me trafik të madh mund të ngadalësojë ose të bllokojë aksesin e internetit. Software-i i ndarjes së skedarëve: Aplikacionet si Bittorrent, Kazaa ose LimeWire përdorin një kapacitet të lartë transferimi, si pasojë ulin shpejtësinë e aksesit.

Shënim: Ju mund të verifikoni shpejtësinë e lidhjes suaj të Internetit duke ekzekutuar speed test (testin e shpejtësisë).

2. Sapo kam formatuar kompjuterin dhe nuk kam akses në Internet. Çfarë duhet të bëj?

  • Nëse përdorni një lidhje me kabull të thjeshtë (Ethernet) ju duhet të rikrijoni edhe një herë lidhjen broadband (PPPoE).
  • Nëse përdorni modem ADSL nuk është nevoja të bëni rikonfigurim të modemit, por sigurohuni që IP-të dhe DNS-të në kartën e rrjetit të jenë automatike. Mjafton të vendosni fishat në portat e duhura dhe do të keni shërbim.

Nëse problemi vazhdon, kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044800 000.

3. Telefoni im punon por nuk aksesoj dot Internetin. Çfarë duhet të bëj?

Sigurohuni që nuk jeni debitor për shërbimin e internetit. Në rast të kundërt ndiqni hapat e mëposhtëm:

Lidhja juaj me internetin nuk mund të funksionojë për disa arsye:

  • Kontrolloni fillimisht kompjuterin tuaj kështu i bëni restart atij për disa sekonda.
  • Bëjini restart modemit tuaj

Si ti bëni restart modemit:

  • Nëse keni modem/router ADSL mjafton të hiqni ushqyesin për disa sekonda dhe ta rivendosni sërish. Nëse keni një modem multifunksional mjafton të shtypni butonin "on/off " në anën e mbrapme të pajisjes.
  • Kontrolloni butonin e ndezjes së modemit nëse është "on" dhe i stabilizuar.
  • Kontrolloni lidhjet hardwire (fishat) nëse janë vendosur në portat e duhura.
  • Verifiko nëse Network Interface Card (NIC – karta e rrjetit te komputeri) funksionon në rregull.
  • Kontrolloni sigurinë në software-in (firewall, antivirus). Këto të fundit shkaktojnë humbjen e internetit nëse nuk janë konfiguruar siç duhet.

Shënim: Ju duhet të ristartoni modemin sa herë që shtoni një pajisje tjetër shtesë. Nëse keni probleme kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit 044 800 000 ose dërgoni e-mail në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

4. Si të instaloj Router-in?

  • Nëse keni Router ADSL, që është pronë e Tring, instalimi dhe konfigurimi i tij bëhet me asistencë të teknikëve tanë në terren ose në kutinë që mban router-in ju do të gjeni një manual dhe CD që mban të gjithë manualet. Gjithashtu në websitin www.tring.al do të gjeni manualin për konfigurim dhe instalim të routerit TRING wireless.
  • Nëse përdorni Router tjetër, referohuni manualit. Në rast se keni sërish probleme kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044800 000 ose në e-mail Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa..

5. Kam harruar username dhe password-in të routerit. Çfarë duhet të bëj?

Kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044800 000 ose dërgoni e-mail në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa. për të marrë të dhënat përkatëse.

6. Si të konfiguroj adresën time të e-mail-it në Microsoft Outlook Express ... etj?

Tring ofron shërbimin E-mail me domain @tring.al. Në faqen www.tring.al mund të gjeni manualin për konfigurimin e adresës së e-mail-it.

Nëse keni probleme kontaktoni me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit 044 800 000 ose me E-mail në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

7. Marr mesazhe gabimi kur dërgoj e-mail. Çfarë duhet të bëj?

Problemi varet nga lloji i mesazhit. Mund të lidhet me:

  • Konfigurim jo korrekt i software-it të email-it.
  • Viruset ose Spyware
  • Antivirus, antispyware ose firewall.
  • Software i Email-it ose Sistemi Operativ

Për konfigurimin e software-it të e-mail-it duhet të verifikoni pikat e mëposhtme:

  • Username dhe password
  • Emri i serverit hyrës
  • Emri i serverit dalës

Për problemet që lidhen me viruset ose spyware duhet të verifikohet përmbajtja e kompjuterit juaj.
Për problemet që lidhen me software-in e e-mail-it ose me vete sistemin operativ kontaktoni me IT-në e kompjuterit juaj.

Për më tepër informacion për adresën tuaj të e-mail-it kontaktoni në Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044800 000 ose në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

8. Si të aksesoj e-mail-in tim kur jam në lëvizje?

Ka dy mënyra për të aksesuar e-mail-in tuaj kur ju jeni në lëvizje:

  • nga Tring Website - Ju mund të shkoni në www.tring.al dhe të shkoni në seksionin Tring webmail me adresën tuaj të parapërcaktuar.
  • duke konfiguruar Software të e-mail-it tuaj.
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual

Pyetje - Përgjigje
rreth Televizionit

Pyetje - Përgjigje
rreth Internetit

Pyetje - Përgjigje
rreth Telefonisë

Pyetje - Përgjigje
rreth shërbimeve Tring