Pyetje rreth shërbimeve Tring

1. Cilat janë shërbimet që ofron kompania Tring?

  • Internet
  • Telefoni
  • Televizor

2. Cilat janë teknologjitë që përdor kompania Tring?

  • ADSL
  • HFC
  • Ethernet
  • Antene
  • Fibër Optike
  • Shërbime satelitore

3. Ku mund të nënshkruaj kontratën me Tring?

Ju mund të paraqiteni në të gjitha dyqanet e Tring ose në distributorët Tring në të gjithë zonën e Tiranës dhe mund të nënshkruani kontratën. Pas nënshkrimit të kontratës me ne, stafi ynë teknik do të paraqitet në shtëpinë tuaj për të kryer instalimin.

4. Cilat janë termat dhe kushtet e kontratës ?

Në linkun mëposhtë ju do të gjeni kushtet dhe termat e kontratës me Tring.
Kushtet dhe Termat e Kontrates Familja e dhe SOHO.pdf

5. Cili është ndryshimi midis shërbimit të ndarë ("shared") dhe të dedikuar ("dedicated") ?

  • Shërbimi familjar është "i ndarë" për të patur një kosto më të ulët të shërbimit të internetit të përballueshme nga përdoruesit familjarë, ndarje kjo që bëhet në mënyrë efiçente nga "ASC".
  • Shërbimi "i dedikuar" është shërbim i internetit me shpejtësi të njëjtë si në download dhe upload, gjatë gjithë kohës në dispozicion të klientit si në kontratë.

6. Çfarë lloj IP-sh ofroni ?

Ne ofrojmë IP – publike / statike të cilat u jepen kryesisht klientëve biznese ndërsa klientëve rezidencialë u ofrohet IP Dinamike që konfigurohet vetë nga klientët rezidencialë.

8. Si të paguaj faturën?

Faturën tuaj mujore ju mund ta paguani në një nga dyqanet e Tring ose në të gjitha llogaritë bankare si mëposhtë. Për më shumë informacion kontaktoni në 044800 000 ose dërgoni e-mail Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa..

9. Çfarë është Ethernet?

Ethernet është një metodë shumë e zakonshme për rrjetin e kompjuterave në LAN (Zona e rrjetit Lokal). Ethernet mund të përballojë rreth 10,000,000 bits-për-sekondë dhe mund të përdoret pothuajse me çdo lloj kompjuteri.

10. Si do të njoftohem kur shërbimi do të ndërpritet?

Nëse keni lidhje ADSL / Ethernet – kur ju të aksesoni internetin do t'ju shfaqet një faqe e cila do tju lajmërojë për mbylljen e shërbimit si pasojë e moshlyerjes së detyrimeve ndaj kompanisë për shërbimet që ju keni.

Nëse keni lidhje Canopy/HFC – nuk do t'ju afishohet asnjë faqe por mbyllja e shërbimit do të jetë në formën e ngadalësimit të shpejtësisë deri në mos hapjen e faqeve që ju do të klikoni.

manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual

Pyetje - Përgjigje
rreth Televizionit

Pyetje - Përgjigje
rreth Internetit

Pyetje - Përgjigje
rreth Telefonisë

Pyetje - Përgjigje
rreth shërbimeve Tring