Pyetje - Përgjigje - Telefoni

1. Nuk dëgjoj sinjalin e telefonisë kur ngre receptorin. Çfarë duhet të bëj?

Kontrolloni nëse kabulli i internetit dhe ai i telefonit janë vendosur në rregull.

  • Nëse problemi vazhdon kontaktoni me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044800 000.
  • Nëse fisha e telefonit dhe internetit janë vendosur në rregull dhe funksionojnë siç duhet, atëherë problemi do të izolohet duke ndjekur instruksionet:
    • Hapi I
      Nëse përdorni telefon cordless (pa kabull) , sigurohuni që handset-i është duke u karikuar.
      Kontrolloni sinjalin. Nëse problemi vazhdon, shkoni në hapin tjetër:
    • Hapi II
      Sigurohuni që keni vendosur kabullin e modemit (Drita "Power" e modemit është e stabilizuar).
    • Hapi III
      Kontrolloni nëse butoni që tregon linjën e internetit është i stabilizuar. Në rast se jo:
      Ristarto modemin për disa sekonda.
      Prisni derisa dritat e modemit të jenë të gjitha të stabilizuara.
      Kontrolloni sinjalin. Nëse problemi vazhdon shkoni në hapin tjetër.
    • Hapi IV
      Sigurohuni që sinjalet "tel 1" ose "tel 2" (në modem-in Motorola) janë të ndezura. Nëse njëra prej tyre pulson atëherë shkoni në hapin tjetër.
    • Hapi V
      Lidhni telefonin në mënyrë direkte me modemin në një nga portat e modemit (modem Motorola)
      Në rastin e modemit ADSL, problemi mund të qëndrojë te "splitteri".
      Kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044 800 000 ose dërgoni e-mail në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.
    • Nëse sinjali i telefonisë sërish nuk është i stabilizuar – asnjëherë nuk përjashtohet mundësia që aparati i telefonit të jetë mosfunksional.

Edhe nëse pas këtyre hapave problemi vazhdon, ju lutem kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në 044 800 000 ose dërgoni e-mail në Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

3. Dëgjoj zhurmë gjatë telefonatës. Çfarë duhet të bëj?

Identifikoni burimin e problemit. Ky problem mund të jetë telefoni, Fisha e telefonit, Modemi ose Rrjeti.

Në këto raste duhet të keni parasysh:

  • Nëse është zhurmë në sfond, problemi është në brendësi të telefonit. Ti jepet një vështrim i detajuar telefonit për çdo problem.
  • Nëse zhurma është elektrike, problemi qëndron në burimin e ushqimit të modemit ose të telefonit. Provoni të ushqeni telefonin vetëm me bateri. Nëse problemi vazhdon, jeni të lutur të drejtoheni te Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit.
  • Gjithashtu sigurohuni të fikni çdo pajisje elektrike (router wireless, pajisje shtepiake etj.) që është vendosur afër modemit apo telefonit juaj dhe mund të shkaktojë interferencë.

4. Unë dëgjoj një "echo" në linjë, por jo personi që po flet me mua. Çfarë duhet të bëj?

  • Kontrolloni nëse problemi ndodh në të gjithë telefonat tuaj (nëse përdorni më shumë se një telefon).
  • Nëse problemi ndodh vetëm në një telefon, ka mundësi që volumi të jetë shumë i lartë. Ulni volumin e telefonit dhe vëreni nëse problemi vazhdon.
  • Nëse problemi vazhdon në më shumë se një telefon, edhe pasi keni ulur volumin, jeni të lutur të drejtoheni te Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit.

5. Si të shtoj një Fax pas telefonit?

  • Nëse lidhja juaj është me ADSL – atëherë vendosja e Fax-it nuk ka nevojë për konfigurim ekstra, por thjesht të vendosen fishat në mënyrën e duhur.
  • Nëse lidhja juaj është me Ethernet/FO/Canopy – atëherë vendosja e Fax-it ka nevojë për konfigurim nga ana e teknikëve tanë. Jeni të lutur të drejtoheni te Shërbimi i Kujdesi ndaj Klientit në 044800 000.
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual

Pyetje - Përgjigje
rreth Televizionit

Pyetje - Përgjigje
rreth Internetit

Pyetje - Përgjigje
rreth Telefonisë

Pyetje - Përgjigje
rreth shërbimeve Tring