Pyetje - Përgjigje - Televizion

Çfarë është EPG?

EPG, “Electronic Program Guide” apo “Guida elektronike e Programeve” i lejon përdoruesit interaktivitet në mënyrë që të njihet me programin që po transmetohet në këto momente ose për programet në vazhdim. EPG e gjeni edhe online në linkun: www.tring.tv/guida

Ku mund ta gjej programin javor?

Në faqen zyrtare të Tring: www.tring.tv/guida mund të gjeni programin javor.

A mund të përdor TRING, n.q.s kam një dekoder tjetër (jo Tring)?

Jo, kanalet e platformës Tring mundësohen vetëm nga Dekoderat e autorizuar nga vetë platforma. Zhvillimet teknologjike sjellin në platformën Tring dekoderat më të avancuar që lejojnë shikueshmërinë e kanaleve HD me modulim S2.

Përdor modulin Conax?

Po, por vetëm me modulin NEOTION të autorizuar nga platforma Tring.

TV duhet të aktivizohet përmes përdorimit të telekomandës në gjuhën angleze ose Belge, etj. Gjithashtu duhet të siguroheni që shikoni Vizion+ dhe më pas të bëni kërkimin automatik të kanaleve. Për çdo paqartësi telefononi shërbimin e kujdesit ndaj klientit në +355 44 800 008.

Përdorimi i modulit Conax bëhet për të lexuar kartën Smart Tring në sistemin tokësor duke përdorur televizorë të gjeneratës së fundit me modulim "dixhital tokësor" të integruar por moduli conax mund të aplikohet dhe në TV me "modulim satelitor" të integruar duke mundësuar shikueshmërinë e kanaleve të platformës Tring me një kartë Smart Tring me abonim.

Nuk ju shfaqet info e programit?

Sigurohuni të keni softin e fundit, fikeni dhe ndizeni aparatin me çelësin që ndodhet në pjesën e prapme të tij. Në rast se problemi vazhdon kontaktoni shërbimin e kujdesit ndaj klientit në +355 44 800 008.

Nuk keni asnjë kanal të regjistruar?

Bëni kërkim automatik në tokësor ose satelitor sipas rastit duke vendosur frekuencat përkatëse të tokësorit ose satelitorit. Për çdo paqartësi telefononi shërbimin e kujdesit ndaj klientit në +355 44 800 008.

Kanalet janë të koduara?

Në qoftë se jeni të sigurt që keni abonim, kontrolloni mënyrën e vendosjes së kartës në aparat, chip-i duhet të jetë i vendosur në mënyrë korrekte: në drejtim të pajisjes, dhe me pamje poshtë ose sipër, në varësi të dekoderit tokësor, satelitor apo modulit. Tel. +355 44 800 008.

Si mund të kontaktoj me distributorët në rrethe, ose jashtë Shqipërisë?

Për të kontaktuar me distributorët në rrethe ose jashtë Shqipërisë telefononi në nr.+3344800008, ose kontaktoni me email në: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Kam gërvishtur keq kartën e abonimit, nuk mund të dalloj numrat e kodit.

Drejtohuni në një nga pikat e autorizuara të kompanisë Tring.

Dëgjoj vetëm audion dhe në ekran nuk kam figurë?

Kontrolloni vendosjen e kabullit skarter në aparat dhe në televizor, nëse përsëri ndodh e njëjta gjë atëherë drejtohuni në pikën më të afërt Tring, ose telefononi në numrin +3344800008.

Instalimi i Aparatit me TV

Sigurohuni që të keni lidhur aparatin me televizorin me anë të fishave përkatëse. Në mungesë të tyre me anë të krehrit (fishës Skarter) bëni lidhjen e antenës me aparatin.

Çfarë domethënie kanë këto mesazhe në ekran?

Insert Smart Card- Në aparatin tuaj nuk ka kartë Smart, ose nuk është e pozicionuar mirë
Check Card- Ende nuk është bërë njohja e kartës nga aparati
No access- Karta mund të jetë e pozicionuar në aparat ose jo, por nuk ka abonim
S’ka sinjal (sinjal i dobët)- Aparati nuk është i sinkronizuar me antenën

Instalimi i Antenës Satelitore

Për instalimin e Antenës Satelitore, do të duhet që të bëhet lidhja e saj nëpërmjet një kabulli koaksial (R = 75 Ω) me Dekoderin Satelitor dhe me TV. Antena Satelitore do të duhet që të jetë e drejtuar në këndin e duhur për të kapur sinjalin e platformës satelitore të Tring. Antena Satelitore do të duhet që të kapi sinjalin që vjen nga Sateliti EutelSat i pozicionuar 16 gradë në Lindje. Rekomandojmë që instalimi i Antenës Satelitore të bëhet nga një specialist i fushës.

Nga ndryshon platforma Satelitore nga ajo Tokësore?

Një nga ndryshimet midis platformës Tokësore dhe asaj Satelitore qëndron në formën se si përftohet sinjali. Në platformën Tokësore sinjali kapet nga një Antenë e thjeshtë me elementë, e cila përdoret dhe për kapjen e sinjalit analog, ndërsa sinjali i platformës Satelitore kërkon përdorimin e Antenës Satelitore (parabolës). Sinjali i platformës Tokësore shtrihet në një zonë të kufizuar në varësi të Repetitorëve (transmetuesve lokal), ndërsa sinjali i platformës Satelitore përfshin të gjithë Europën dhe pjesën veriore të kontinentit Afrikan. Ka dhe ndryshime të tjera të karakterit teknik midis platformës Tokësore dhe Satelitore.

A mund të abonohem në platformën Satelitore?

Përpara se të bëni abonimin në platformën Satelitore Tring duhet të keni parasysh se platforma Satelitore Tring transmeton sinjalin e saj nga sateliti EutelSat W2 i pozicionuar 16 gradë në Lindje. Nuk duhet të ketë pengesa përpara Antenës Satelitore në mënyrë që sinjali të merret sa më i pastër dhe i plotë.

Instalimi i Kartës Smart

Instalimi apo vendosja e Kartës Smart (kartës së Tring) bëhet me Chip-in (pra pjesën metalike të verdhë) poshtë ose lart (në varësi të Dekoderit) duke e futur në folenë e Aparatit.

Ku mund të blej abonimin e platformës Tring?

Abonimi për platformën Tring mund të blihet në pikat e shitjes Tring në Tiranë apo në pikat e distribucionit Tring që ndodhen në Tiranë, në rrethe të tjera të vendit apo edhe jashtë Shqipërisë. Për të gjetur të dhënat për një pikë shitje Tring ?

Çfarë moduli do të duhet të përdor për të hapur kanalet e platformës Tring?

Moduli që duhet përdorur për të hapur kanalet e platformës Tring është Moduli Conax. Mundësisht të përdoret Moduli Conax NEOTION. Mbani parasysh se Aparatet e Platformës Tring janë të pajisur me këtë Modul, dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të blihet enkas Moduli nga abonenti nëse ka blerë më parë aparatin marrës.

Çfarë madhësie dhe çfarë parametrash teknike duhet të ketë Antena Satelitore?

Antena parabolike duhet të jetë 90 cm. Duhet t’i bashkëngjitet LNB, e pozicionuar në satelitin Hotbird 13E dhe Eutelsat W2 15E.

Sa satelit mund të kap nëpërmjet Aparatit Satelitor Tring?

Aparatit Satelitor Tring memorizon deri në 3 mijë kanale televizive apo radio në satelitë të ndryshëm. Numri i satelitëve për Europën është në varësi të parabolave të montuara dhe numrit të kanaleve të memorizuara në apartat.

Ku duhet të drejtohem nëse kam probleme me Aparatin Tring?

Nëse ndodheni në Tiranë, do të duhet që të paraqiteni në njërën nga pikat e shitjes Tring (? kliko këtu). Nëse nuk ndodheni në Tiranë, atëherë do të duhet që t’i drejtoheni distributorit ku keni bërë abonimin tuaj.

Çfarë duhet të bëj nëse kam probleme me kartën e Tring?

Nëse keni probleme me Smart Card (kartën e Tring) do të duhet që të kontaktoni me pikën e shitjes apo distributorin e autorizuar ku keni bërë abonimin tuaj. Pika e shitjes së Tring apo distributori i autorizuar do të duhet që të bëjnë verifikimin e kartës. Nëse karta rezulton me defekt atëherë ajo duhet ndërruar sipas kritereve të vendosura nga Tring.

Në rastin kur pika e shitjes së Tring apo distributori i autorizuar i Tring vërteton se karta e abonentit ka difekt, atëherë bëhet ndërrimi i saj me një kartë të re. Karta me defekt i mbetet pikës së shitjes apo distributorit të autorizuar ku është paraqitur abonenti, dhe ky i fundit pajiset me një kartë të re në të cilën hidhet abonimi i mbetur në kartën e dëmtuar. Karta me defekt do të duhet të sillet tek Tring nga pika e shitjes apo distributori ku është paraqitur abonenti brenda 30 ditësh nga momenti i dorëzimit të kartës së dëmtuar.

Për më shumë informacion mund të kontaktohet Shërbimi i Kujdesit Ndaj Klientit të Tring në numrin e telefonit: + 355 44 800 008 ose mund të dërgoni e-mail në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa..

A mundëson Tring shërbim në shtëpi, institucion apo në objekt për abonentët?

Po, Tring mundëson shërbim në shtëpi, institucion apo objekt sipas kërkesës së klientit, por ky lloj shërbimi mbulon vetëm rrethin e Tiranës dhe jo rrethe të tjera te vendit. Shërbimet e kësaj natyre bëhen kundrejt disa tarifave fikse. Për të gjetur kontaktet e Tring Taxi.

Cilat janë numrat e telefonit të Kujdesit Ndaj Klientit (Help-Desk)?

+ 355 44 800 008 ose mund të dërgoni e-mail në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Çfarë është OTA?

OTA (Over The Air) është një metodë për shpërndarjen e një programi të caktuar (software). Ky program instalohet në Aparatet e tregtuara nga platforma Tring. Abonentët të cilët përdorin Aparat të tregtuar nga platforma Tring, kur hidhet një program i ri nëpërmjet OTA nuk kanë nevojë që të bëjnë ndryshime manuale në Aparatin e tyre pasi instalimi i programit të ri bëhet në mënyrë automatike.

Cilat janë karakteristikat e dekoderit të ri Tring HD/3D (Tokësor)?

Ka dalje fibre optike ose kabulli Coaxial për t’u lidhur me Home Cinema;

Ka portë USB-je ku mund të regjistrohen programe të ndryshme;

Pranon formatin e transmetimit HD dhe SD;

Është i hapur për të gjitha kartat Conax dhe lejon transmetimin e të gjitha stacioneve dixhitale free tokesore.

Cilat janë karakteristikat e dekoderit HD/S2 (Satelitor)?

Pranon formatin e transmetimit HD dhe SD;

Ka portë USB-je ku mund të regjistrohen programe të ndryshme;

Ka dalje fibre optike ose kabulli Coaxial për t’u lidhur me Home Cinema;

A është parabola dhe dekoderi në pronësinë time?

Po, në momentin e blerjes pranë pikave të shitjes Tring, parabola dhe dekoderi bëhen prona juaj me përjashtim të rasteve kur ofertat sezonale parashikojnë dhënien në përdorim të pajisjeve kundrejt garancive financiare.

Çfarë duhet të bëj nëse dekoderi nuk funksionon?

Kontrolloni nëse lidhjet janë bërë në mënyrë korrekte, ose telefononi në numrin e kujdesit ndaj klientit 044 800 008.

Si duhet të veproj nëse fshihet lista e kanaleve të mia?

Kryhet procedura e instalimit të dekoderit nga e para.

Nuk kryen dot abonimin?

Për të riaktivizuar abonimin tuaj përmes kartave rimbushëse TRING veproni kështu:

a) Gërvishtni shiritin gri pas kartës.

b) Dërgoni me SMS: VCR [hapësirë] numrin e gërvishtur [hapësirë] CA [hapësirë] numrin e kartës Smart

  • Në Shqipëri me SMS në numrin 51555 (20 lekë me TVSH përfshirë)
  • Jashtë Shqipërisë në numrin: +355694035000 / +355686035000 / +355674035000

SHEMBULL: VCR 143698564723 CA 02002001005-1

Ose bëj abonimin online në http://www.tring.tv

Për çdo problem kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj klientit: +355 44 800 008 ose dërgoni e-mail në adresën: Kjo adresë emaili po mbrohet nga spambotet. Të duhet aktivizimi i JavaScript për me e pa.

Cilët janë kanalet me filma?

Kanalet me filma janë: Tring Comedy, Tring Life, Tring Max, Tring Super, Tring Fantasy, Tring Shqip, FOX, FOX Life, FOX Crime, 3 Plus, Smile .

Cilët janë kanalet me dokumentarë?

Kanalet me dokumentarë janë: Tring History, Tring Planet, Tring World, National Geographic, Travel Channel.

Cilët janë kanalet për fëmijë?

Kanale për fëmijë janë: Tring Tring, Tip Tv, RTV 21 Junior,  Sofia, Cartoon Network.

Cilët janë kanalet lifestyle?

Kanalet lifestyle janë: Living, Muse, Luxe TV, ANT1 Europe.

Cilët janë kanalet me muzikë?

Kanalet me muzikë janë: Click TV, Folk +, Tirana TV, BBF, Club TV, Elrodi TV, RTV 21 Popullore, RTV 21 Plus.

Cilët janë kanalet informativë?

Kanalet informative janë: Kanali 7, Tring Sport News, ZDF, BBC World News.

Cilët janë kanalet me sport?

Tring Sport News është një prej kanaleve që transmeton 24 orë lajme sportive dhe transmeton ndeshjet të cilat Tring ka ekskluzivitetin e transmetimit.

Tring Sport 2, Tring Sport 3, Tring Sport 4 janë kanale me tematik sportive ku mund të ndiqni magjinë e ndeshjeve live edhe në platformën tokësore edhe në satelitore.

Tele Sport përmes programit të tij, është ekrani i emocioneve të mëdha dhe të bukura të jetës.

Cilat janë eventet sportive që transmetohen në Tring?

Kampionatet që transmetohen në kanalet sportive të platformës Tring janë:UEFA Europa League, League 1 (Kampionati francez), Kampionati portugez, Kampionati Rus.

Pse ndonjëherë nuk më hapen kanalet e sportit në satelitor?

3 nga kanalet sportive Tring (Tring Sport 2 / 3 / 4) hapen vetëm gjatë ndeshjeve LIVE.

A ka kanale Radio?

Tring ju ofron të ndiqni muzikën tuaj të preferuar nëpërmjet dekoderit Tring. Kanalet Radio janë: Radio+2; Radio NRG; AMC Love Radio, Club Fm.

A ka Tring Teletext?

Kanalet Tring nuk kanë Teletext, por aparatët marrës Tring lejojnë që të shihni çdo kanal tjetër që e ofron shërbimin teletekst.

Frekuencat e transmetimit satelitor ?

Platforma Satelitore Tring mundësohet në të gjithë Evropën përmes satelitit Eutelsat.

 

TP-1

Frekuenca 11400 Mhz
Symbol Rate 13846 Msym
FEC 5/6
Polarizim vertikal

TP-2

Frekuenca 11427 MHZ
Symbol Rate 27500 Msym
FEC 5/6
Polarizim vertikal

Frekuencat e transmetimit tokësor?

Platforma Tokësore Tring mundësohet në zonën Tiranë-Durrës dhe Qarkun e Shkodrës.

Shumë shpejt rrjeti i mbulimit me sinjal do të zgjerohet në të gjithë Shqipërinë.

 

TP-1

Frekuenca 778 MHZ
Bandwidth 8 MHZ
FEC ¾
Priority HIGH

Modulimi 64-QAM
Guard Interval 1/32
Transmition Mode 8K

TP-2

Frekuenca 682 MHZ
Bandwidth 8 MHZ
FEC ¾
Priority HIGH

Modulimi 64-QAM
Guard Interval 1/32
Transmition Mode 8K

Cilat janë kushtet kryesore të abonimit?

Shkarko kushtet e kontratës në këtë link

 

manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual
manual

Pyetje - Përgjigje
rreth Televizionit

Pyetje - Përgjigje
rreth Internetit

Pyetje - Përgjigje
rreth Telefonisë

Pyetje - Përgjigje
rreth shërbimeve Tring