Çfarë është My Tring IPTV?

My Tring IPTV është televizioni nëpërmjet internetit. Teknologjia IPTV nënkupton që televizori, kompjuteri, interneti dhe telefoni bashkohen për t'ju dhuruar shërbime pafund por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj.

My Tring IPTV është një platformë interaktive e cila plotëson çdo dëshirë tuajën. Shihni gjithҫka që ju dëshironi: në ҫdo kohë, kudo dhe në ҫdo paisje!

My Tring IPTV ofrohet jo vetëm në rrjetin e internetit Tring, por edhe në çdo rrjet tjetër në Shqipëri. Tani My Tring IPTV mund të shijohet në çdo cep të botës duke bërë kështu të mundur që ju të shihni programacionin më të larmishëm të kësaj pakete me 120 kanale.

My Tring IPTV është teknologjia e së ardhmes e ofruar në formën më të thjeshtë për çdo përdorues duke transformuar kështu mënyrën tradicionale të të shikuarit televizion.


My Tring IPTV vs. Platforma Tradicionale

My Tring IPTV ka një teknologji të përmirësuar në krahasim me Digitalin Tokësor dhe Satelitor, lejon më shumë fleksibilitet përsa i përket rrjetit. Transmetimi në satelit ose tokësor ofron një listë të limituar kanalesh, ndërkohë që My Tring IPTV nuk ka limit në kanale dhe programacion.

My Tring IPTV ka më shumë opsione për bashkëveprim, ju lejon të personalizoni Tv tuaj dhe të kontrolloni programet.

My Tring IPTV punon njëkohesisht si Televizion dhe Kompjuter në ndryshim më Plotformen Digitale tokësore dhe satelitore.

Interaktiviteti luan një rol qendror tek MY Tring IPTV, ju mund të dërgoni mesazhe në kohë reale, të shihni Video On Demand (VOD), Music On Demand, faqet informative etj...

My Tring IPTV ofron programe të personalizuara për klientin bazuar në preferencat e tij. Me My Tring IPTV ju mund të regjistroni programet tuaja dhe ti shihni më vonë ose mund të ndërprisni programin dhe ta shihni atë më vonë në ndryshim nga platforma Digitale tokësore dhe satelitore.

My Tring IPTV nuk ka nevojë për antenë tokësore ose satelitore në ndryshim nga platforma tokësore ose satelitore që kanë të domosdoshme një të tillë.



Si ta kesh?



Ju mjafton të zgjidhni paketën që dëshironi, për të tjerat mendon My Tring IPTV.





Për të marrë shërbimin My Tring IPTV ju duhet të jeni pjesë e zonës së mbulimit të rrjetit të internetit Tring.



Mjafton të paraqiteni në një nga dyqanet Tring për të marre informacionin e saktë dhe me pas të kërkoni paketën e dëshiruar My Tring IPTV.



Ju nevojitet interneti Tring dhe dekoderi My Tring IPTV për të shijuar magjinë e programeve.



Ju mjafton të zgjidhni paketën që dëshironi, për të tjerat mendon My Tring IPTV.





Për të marrë shërbimin My Tring IPTV mjafton të paraqiteni në distributorin e autorizuar Tring në qytetin ku jetoni dhe të informoheni mbi shërbimin.



Bëni pagesën për paketën e dëshiruar dhe merrni dekoderin My Tring IPTV.

Si ta lidhësh?

Lidhni internetin tuaj me Dekoderin My Tring IPTV dhe do të keni akses në një librari të pasur shërbimesh.





Për ta bërë këtë ju duhet të ndiqni këto hapa:



Lidhja e dekoderit me kabllin e internetit

Kjo është zgjidhja më e lehtë nëse routeri i internetit është afër me dekoderin.



Lidhja e dekoderit me televizorin

Pasi të jetë kryer lidhja e dekoderit me internetin, ai duhet të lidhet me televizorin përmes fishës HDMI.