Kjo është arsyeja e pazakontë pse Steve Jobs shpiku telefonin iPhone

stevejobs

Nëse e kemi dhe përdorim sot iPhone-n, kjo i detyrohet urrejtjes që themeluesi i Apple Steve Jobs, kishte ndaj një punonjësi të rivalëve të Microsoft. Historia vjen sot nga babai i sistemit operativ iOS për iPad dhe iPhone, Scott Forstall, treguar në një event në Computer History Museum në dhjetëvjetorin e iPhone-t të parë që doli në treg në 29 qershor të vitit 2007. “Ishim duke punuar mbi një projekt në lidhje me një tablet, tregon Forstall. Me personin në fjalë Jobs kishte njohje për shkak të miqësisë që gruaja e tij kishte me bashkëshorten e punonjësit të Microsoft-it. Në një fundjavë që po kalonin së bashku, ai i tregoi që tek Microsoft ishin duke punuar për një projekt që kishte te bënte me një tablet që do të përdorej me ndihmën e lapsit. Të hënën, Jobs i cilit i njihej përçmimi për lapsin, vjen në zyrë dhe me zë të lartë na thotë: “ T'u tregojmë se si bëhet një tablet i vërtetë. Asnjë nuk dëshiron të përdorë lapsin ne ekran. Nuk është intuitive. Ne kemi lindur me 10 lapsa dhe këto janë gishtat e dorës.” Projekti më pas u shndërrua nga tablet në smartphone, vijon me tej Fostall. Jobs vuri re se njerëzit përdornin telefonët, por kjo gjë nuk i kënaqte dhe këtu ai pa një mundësi për të kaluar nga tablet në smartphone, një gjë që më pas e bëri realitet.

Burimi ikub.al