Lexo të panjohurat e personalitetit që fsheh stina kur ke lindur

stinanana

Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është i lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur.

Epo, se si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj e mësoni më poshtë:


Pranverë: Urime! Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë, ç’ka do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye.
Por çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

Verë: Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim: ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha. Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave.
Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

Vjeshtë: Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim Peshorja.
Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese, dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë: irritohen shpejt.

Dimër: Mbahuni sepse gjërat do të vështirësohen! Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër.
Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive: janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët.


Faktoman.com