Test/ Cili prej çifteve është më i lumtur? Zbulo perceptimin tënd për marrëdhëniet në çift

cifitiit

Jo të gjithë i shohim, kuptojmë apo jetojmë, njësoj marrëdhëniet në çift. Shpesh, detajet e vogla na tregojnë shumë për veten. Në këtë rast, fotografia që zgjedh, mund të të bëjë të kuptosh se si e sheh jetën në çift. Zbuloje!

Çifti 1
Je njeriu tipik që mendon se të dy partnerët e një çifti duhet të bëjnë përpjekje për të qenë të lumtur. Lumturia duhet të kërkohet prej të dyve dhe në një çift, sipas teje, nuk duhet të ketë asnjëehrë pavarësi për njërin nga partnerët, gjithçka duhet ta bëjnë bashkë.

Çifti 2
Pjekuria jote është e lidhur me mënyrën tënde të të dashuruarit dhe me mënyrën me të cilën krijon lidhjet me partnerin. Ke tendencën për të jetuar një marrëdhënie si diçka absolute, diçka që të sjell lumturinë dhe je shumë romantike. Beson në dashuri dhe në partnerin ideal.

Çifti 3
Pastërtia dhe bashkëpunimi janë faktorët që, ëpr ty, duhet të karakterizojnë një marrëdhënie dashurie. Je e gatshme të përballesh me çdo vështirësi, dorë për dore me partnerin. Je e gatshme ta mbështesësh. Për ty, dashuria kjo është, të ndihmohesh reciprokisht, të ndash interesat e përbashkëta.