Çfarë tregon forma e gishtit për karakterin e një personi

gishti

Sa herë që takoni nje person të panjohur, gjëja e parë që bëni është të ''investigoni'' deri në detajin më të vogël pamjen e tij të jashtme. Forma e fytyrës, sytë, flokët, busti dhe duart janë disa prej pjesëve të trupit që gjithmonë dinë të tërheqin vëmendjen tuaj. Në artikullin e sotëm do të ndalemi pikërisht tek duart, të cilit përbëjnë edhe nyjen e parë të kontaktit me një njeri. Ndoshta shumë prej jush nuk i kushtojnë rëndësi gishtave, përveç momentit të lyerjes, por forma e tyre mund të tegojë shumë për karakterin e nje personi. Për më tepër lexoni shpjegimet e mëoposhtme:

A.Gishti i drejtë: Në përgjithësi jeni shumë elastik, i gatshëm për t'u përshtatur me çdokënd e çdo situatë. Jeni shumë i pavarur, vendosni vetë për çdo gjë dhe nuk i stepeni pëgjegjësisë. Edhe pse nuk i shfaqni emocionet në publik, thellë brenda jush jeni i ndjeshëm dhe me zemër të madhe. Shquheni për natyrën tuaj të ndershme.

B.Gishti me majë: Një ndër tiparet karakteristike të karakterit tuaj është të qenit besnik dhe i ndershëm. Personat që ju rrethojnë e dini që nuk do i tradhëtoni apo zhgënjenit kurrë. Përkushtimi dhe vendosmëria janë arma juaj më e fortë. Nqs i vini vetes një qëllim nuk ndaleni derisa ta realizoni. Keni frikë nga zhgënjimet dhe lëndimet.

C.Gishti me gunga: Ndoshta nuk ju pëlqen termi i përdorur, por forma e gishtit siç tregohet edhe në foton C ndryshon nga dy të parët. Personat që kanë gishta të tillë nuk pëlqejnë sfidat dhe rrallëherë dalin nga zona e tyre e komfortit. Dinë të respektojnë mendimet e të tjerëve dhe nuk shtiren nëse ka ndonjë gjë që nuk u pëlqen. Jeni të ndjeshëm dhe mendoheni dy herë para se të lëndoni dikë.