Lamtumirë beqari, festa surprizë e Orinda Hutës do ju lërë pa fjalë/ FOTOGALERI



orififhehf

Kanë ngelur më pak se dy javë nga ajo që mund të konsiderohet si ''dasma e vitit'' mes këngëtarëve dhe moderatorëve të njohur, Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Pasi provoi emocionet e përzgjedhjes së fustanit dhe ftesave të dasmës, biondja simpatike e ekranit  i është gëzuar një feste surprizë beqarie, organizuar nga motra e saj që jeton në Irlandë dhe mikeshat e ngushta. Dekori elegant i ambientit ku ka mbizotëruar ngjyra bojëqielli, i është besuar mjeshtrave të Geraldina Sposa-s. Por, ndryshe nga festat ''e çmendura'' të beqarisë që mund të keni parë apo marrë pjesë, festa e Orindës ka qenë tejet e veçantë. Madje do të habiteni kur të merrni vesh se tema kryesore e saj ka qenë zogu Tweety, të cilin moderatorja simpatike e ka të gdhendur edhe në dorë. Ky detaj lidhet me historinë e dashurisë së Orindës me Turin, pasi ky i fundit e thërret me përkëdheli  '‘zogu pushverdhë''. Një tjetër detaj interesant kanë qenë pjatat dhe kanotierja e Orindës, ku ishin shkruar vargjet e refrenit të këngës ‘'Tonight’' nga Reamonn. Ngjitur me resortin ku po festonin vajzat kishte muzikë live dhe nuk mungoi ''Napoloni'' si dedikim për Orindën, ashtu siç i ka hije një nuseje tironse. Ato festuan deri në orët e para të mëngjesit dhe vetëm sot kanë ndarë për publikun disa foto në rrjetin social Instagram.