Neslihan Atagul mahnit të gjithë fansat me këtë foto romantike

nieslihan

Një ndër çiftet më të pëlqyer aktualisht në Turqi, Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë me pushime dhe nuk mund të mungonin disa fotografi të postuar prej tyre në rrjetet sociale. Megjithatë, ishte vetëm njëra ajo që i mahniti të gjithë. Në foton e mëposhtme shohim një perëndim të mrekullueshëm të diellit dhe një çift mëse të dashuruar. Në shumë pak minuta, kjo foto ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente.

Mesa duket edhe vet Kadir e ka pëlqyer shumë pasi edhe ai e ka publikuar në profilin e tij në Instagram. Edhe pse na duhet t'i themi që mos t'i mbetet qejfi pasi aktorja e njohur si Nihan nga "Dashuri e pafund" ka marrë shumë më shumë pëlqime se ai!