Rihanna ka një kërkesë: “Më ktheni në ditën që humba virgjërinë!”

rihananaa

Rihanna ka dhënë një intervistë për “Elle” dhe do të shfaqet në kopertinën e revistës prestigjioze në tetor. Këngëtarja nga Barbadosi është intervistuar nga disa personazhe të njohura të ekranit, miq të saj dhe përgjigjet që ka dhënë kanë qenë shumë të sinqerta.
Kur iluzionisti David Copperfield e pyeti se ku do të donte të shkonte nëse do të zhdukej për pak kohë dhe të kthehej në një vend të botës, këngëtarja u përgjigj:

“10 minuta përpara se të humbja virgjërinë dhe e pranoj këtë ofertë tënden”.
Ajo kurrë më parë nuk ka dashur të flasë për herën e saj të parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale, por ka treguar se puthja e parë nuk ka qenë aspak siç e priste, duke e konsideruar gjënë më të keqe që ka përjetuar ndonjëherë.

Në numrin që pritet të dalë në treg në muajin tetor, Rihanna ka pozuar me tri veshje të ndryshme, me flokë të shkurtër, duke na sjellë ndërmend look-un e saj të disa viteve më parë.

w2

Burimi: Blitz.al