Cristiano Ronaldo bëhet baba për herë të katërt, por modelja i zbulon tradhtinë

Në pritje për t’iu rikthyer të golave, Cristiano Ronaldo vazhdon të radhisë… fëmijët. Të dielën, portugezi është bërë baba për herë të katërt. Konfirmimi erdhi nga vetë futbollisti, me anë të një postimi në “Instagram”, ku shihet bashkë me partneren Georgina, e cila po mban bebin e sapolindur. Ndërsa krah futbollistit nuk mungon as djali i madh 7-vjeçar, Cristano Ronaldo jr.

georgina me vajzen dhe Ronaldon

Portugezi dhe partnerja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilës madje i kanë vendosur edhe emrin, duke e quajtur Alana Martina. “Alana Martina sapo lindi. Të dyja, edhe Georgina, edhe bebi janë shumë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”, është mjaftuar të shkruajë Ronaldo. Kjo është fëmija e parë, të cilës i dihet nëna, pasi mëmësia e tre fëmijëve të mëparshëm të lojtarit të Realit, nuk dihet. Vetë portugezi ka paguar që të mbahet sekret.

2

Mirëpo lajmi i lindjes së fëmijës së Ronaldos vjen pas deklaratave të modeles portugeze, Natasha Rodrigez, se Cristiano ka pasur marrëdhënie intime me të, ndërkohë që e dashura e tij ishte shtatzënë. “Ndihem e tradhtuar! Besoja se kishim një lidhje, por mesa duket më ka shfrytëzuar vetëm për kënaqësitë e veta. Megjithatë nuk pendohem, pasi plotësova një ëndërr”, ka rrëfyer 21-vjeçarja për The Sun.

nintchdbpict000293389786