Rita Ora mbledh të gjithë ish të dashurit e saj në...

ritaex

Në albumin e radhës i cili nuk do të vonojë, Rita Ora do t'iu flasë të gjithë ish-dashnorëve të saj.

Rita Ora, shqiptarja e njohur për muzikën e saj pop, gjatë jetës ka takuar emrat si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur – dhe lista e të dashurve të saj nuk është e zakonshme.

Për The Sun, 26-vjeçarja ka treguar se në mesin e inspirimeve për albumin e saj janë edhe ndodhitë me ish-të dashurit e saj.

“Meshkujt me të cilët jam takuar më parë, dashuritë e mia, secila është një inspirim i vogël për këngët e mia. Edhe pse muzika për mua gjithmonë ka qenë më domethënëse sesa çdo i dashur”, ka treguar Rita për The Sun.

Kur Rita u nda nga Rob Kardashian, ai e akuzoi atë se e ka tradhtuar me rreth 20 meshkuj. Përvojat e Ritës në dashuri janë të ndryshme dhe një pjesë e tyre janë të njohura për publikun.