Ermal Meta ka një mesazh për gazetarët shqiptarë: Ju nuk dini asgjë!

ermalmedbos


Këngëtari i cili arriti të triumfonte në Sanremo pas shumë polemikash, tashmë i drejtohet gazetarëve shqiptarë. Mbi këngën e tij apo rrugëtimin e tij në këtë kompeticion, është shkruajtur shumë. Njësoj siç u shkruajt edhe për deklaratën e tij pas fitores. Gjatë saj, Ermali ka përmendur fjalën ''bastard'', e cila është interpretuar sikur i drejtohet babait të tij.
Kjo, pasi vetë këngëtari është shprehur se në fëmijëri është abuzuar shumë prej tij. Por, artisti do që ti bëjë gjërat e qarta për të gjithë.
"Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë: Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen."

gazeareermal