erw44

 

Këngët shqip më të dëgjuara vazhdojnë të jenë “Bon bon” dhe “Të ka lali shpirt”, të cilat janë klikuar miliona herë.

“Bon bon” nga Era Istrefi renditet e para duke arritur plot 333,396,291 klikime.

Kënga e dytë më e dëgjuar është “Të ka lali shpirt” e kënduar nga Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi, e cila është dëgjuar 255,818,032 herë.

Të dy hitet shqiptare, e para nga Kosova dhe e dyta nga Shqipëria, kanë kaluar kufijtë kombëtar, duke u bërë këngë të dëgjuara në mbarë botën.