Ky detaj tregon përse Jennifer Lopez është një e dashur për t’u marrë shembull

r6t33652

Jennifer Lopez, pas ndarjes nga Drake, është duke shijuar historinë e saj të dashurisë me Alex Rodrigues. Duke qenë se çifti është në fillimet e tyre, kurioziteti është i madh për të zbuluar detaje nga romanca e tyre.

Ata kanë qenë në ndeshjen e bejsbollit të zhvilluar të shtunën mbrëma në kampin Steinbrenner Field ku luhej ndeshja mes Baltimore dhe New York Yankees. Alex Rodriguez është një profesionist në këtë lojë dhe pas tërheqjes së tij verën e kaluar, ai vijon të jetë pjesë e skuadrës së Yankees. Padyshim e dashura e tij Jennifer Lopez është gjithnjë pranë për t’i dhënë mbështetjen e duhur. Gjërat duket se janë bërë serioze pasi ditën e premte këngëtarja e njohur ka kaluar kohë me kunatën e saj, motrën e Alex, e fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar. Por përse Rodriguez është i veçantë për Jennifer?

Një burim është shprehur se këngëtares i pëlqen fakti që ata janë pothuajse në të njëjtën moshë pasi në këtë mënyrë kuptohen edhe më mirë. Duket se lidhja e tyre po ecën me hapa gjigantë.

alex rodriguez and new york yankees gallery

/Blitz.al/