Kënga “I kissed a girl” dedikim për Miley Cyrus, por atëherë ajo ishte ende një fëmijë

ketymile

Sipas Miley Cyrus, ajo ishte frymëzimi për hitin të suksesshëm të vitit 2008 të Katy Perry, "I Kissed a Girl".
Duke shpjeguar se ka qenë mike me këngëtaren e "Bon Appétit" për pothuajse 10 vjet, ylli i mëparshëm i Disney Channel pretendoi se ky hit ishte shkruar vetëm për të.
"Kur ajo doli në skenë me këngën e 'I Kissed a Girl', unë po bëja filmin e “Hannah Montana” dhe dëgjova në radio, tek thonin : 'Për kë e keni shkruar këtë këngë? Për Mileyn" tha Katy për Radio WKTU. Nëse kjo ështe e vërtetë, kjo do të thoshte se Perry rreth 20 e pak, këndonte për një 15-vjeçare në atë kohë.


Megjithatë, Perry ka thënë se edhe Scarlett Johansson ishte muza e saj për këngën. Ajo u shpreh kështu për revistën Steppin 'Out në vitin 2008 : "Unë isha me të dashurin tim në atë kohë dhe i thashë atij, "Unë nuk do të gënjej: Nëse Scarlett Johansson do të vinte në dhomë dhe do të donte të dilte me mua, unë do të dilja me të.”

Në një intervistë tjetër të të njëjtit vit, këngëtarja tha se "vajzat si Angelina Jolie dhe Natalie Portman" ishin frymëzim për të.
Në thelb, Perry pëlqen të gjitha vajzat.