Bayern, Heynckes zyrtarizohet dhe e nis duke folur për Ancelottin

Jup Heynckess

"Ancelotti është një trajner i zoti dhe një zotëri i vërtetë, e kam ndjekur këto vite dhe më ka lënë mbresa punat e tij te Reali i Madridit, ai është modeli që ne duhet të ndjekim" - këto kanë qenë fjalët e Jup Heynckess gjatë zyrtarizimit si zëvendësues i përkohshëm i trajnerit italian te Bayerni i Munich-ut. 72-vjeçari i cili u prezantua nga e gjithë hierarkia drejtuese e kampionëve të Gjermanisë nuk e ka cilësuar një rikthim aventurën e radhës, por thjeshtë një detyrë. "I jam mirënjohës Bayernit, pasi ky klub e nisi karrierën time si trajner, dhe ky ka qenë një nga motivet që më ka bindur të pranoj edhe këtë përvojë të fundit. Kam një datë të fiksuar se kur puna ime do të mbarojë këtu, kështuqë unë s'e quaj një rikthim" - ka thënë 72-vjecari, kampion i trefishtë me Bayernin. Duke folur përkrah Hoenessit, Rummeniegges dhe Salihanidzicit, Heynckes theksoi se detyra kryesore e tija është që ta rikthejë grupin në rrugën e duhur drejt përmbushjes së pritshmërive. 72-vjecari foli me emra konkret ndërsa përmendi Thomas Mullerin, si një nga elementët që s'kanë dhënë aq sa duhet. Po kështu Heynckes foli edhe për dyshen Vidal dhe Rodriguez, të cilët nën drejtimin e Ancelottit në ndeshjet e fundit kishin shfaqur luhatje. Trajneri i ri, tha se do t'u flasë sa më shumë që ata ta kuptojnë sa më mirë se futbolli gjerman, që sipas tij është krejt ndryshe nga ai amerikano-latin.