Champions, Ronaldo e Messi, rekordet që ende nuk kanë mundur të thyejnë

roaldomessi


Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të jashtëzakonshëm, por në disa aspekte Alferdo Di Stefano, Bafetimbi Gomis apo emra të tjerë si Puskas apo Van Nistelrooy janë ende të pakalusheëm nga ata në Champions League. Ky është rezultati i krahasimit të statistikave që ka bërë UEFA së fundmi. Ronaldo dhe Messi mbeten në konkurrencë me njëri-tjetrin për sa i përket çështjes se kush është golashënuesi më rezultativ në kompeticonet evropiane. Ata kanë vulosur disa statistika fantastike.

Ronaldo është i pari që ka kapërcyer 100 golat në Champions. Ai është lojtari që ka shënuar më tepër në një sezon të vetëm. 4 vite më parë realizoi 17 herë. Nga ana tjetër Lionel Messi ka realizuar 5 gola vetëm në një ndeshje, ndërsa numëron 7 trigolësha në Champions, po aq sa Ronaldo. Por kur vjen puna për finalet, të dy yjet e këtij dhjetëvjeçari janë prapa legjendave si Di Stefano e Puskas. Emblemat e futbollit të Realit në vitet 60-të realizuan 7 herë vetëm në ndeshjet ku vendosej trofeu. Messi ka shënuar vetëm 2 gola në finale ndërsa Ronaldo katër. Gjithashtu kur vjen puna te trigolëshi më i shpejtë, as Ronaldo e as Messi nuk kanë realizuar tre herë për 8 minuta sikurse pati bërë Gomis me Lyonin në vitin 2011-të.

Gjithashtu kur vjen puna për te rendimenti, Messi e Ronaldo janë larg formës mbreslënëse të Ruud Van Nistelorooy, i cili realizoi në 9 ndeshje radhazi me United-in në sezonin 2002-2003. E pra Ronaldo e Messi mbeten të jashtëzakonshëm, por në disa statistika mbeten larg rekordeve në Champions League, rekorde që ku i dihet, mbase mund dhe të thyhen prej tyre në sezonet që do të vijnë.