Champions League, Juventus-Tottenham, deklaratat e trajnerëve

Juventus Tottenham


Allegri trajneri i Juventusit: Duhet të bëjmë ç'mos për të vijuar të mos pësojmë gol e të luajmë kualifikimin në Uembli. Kemi 50% mundësi për të fituar, aq sa ka edhe Totenhemi. Ata janë skuadër teknike, por sidomos fizike. Duhet të kemi kujdes për të mos ekzaltuar cilësitë e tyre. Prandaj do të fitojmë nëse luajmë mirë taktikisht dhe teknikisht”
Chielini kapiteni i Juventusit: Jemi në 1/8 e finaleve të Champions League dhe tani nis më e bukura. Mezi presim të zbresim në fushë. Kejn? ëshë e pamundur të frenohet në duel ‘një kundër një’. Por rëndësi ka që Juventusi të ndalë Totenhemin! Duhet të tregohemi të zotët për të kontrolluar lojën e tyre, sepse Totenhemi s´është vetëm Kejn".
Pochetino, trajneri i Tottenhamit: "Jemi gati për fazën vendimtare të këtij kompeticioni madhështor. Në fushë do të japim maksimumin, ndonëse nuk do të jetë e lehtë ndaj një prej skuadrave më të forta. Kurse neve jemi një ekip i ri, që po rritet. Vërtet konsiderohemi jo favoritë, por kështu ishim edhe kundër Realit dhe e dini se çfarë ndodhi..."
Kane, sulmuesi i Tottenhamit: Jam i bindur se do të jetë ndeshje fantastike. Objektivi ynë është të vazhdojmë përtej 1/8-ave. Edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Dueli me Kielinin është i veçantë për mua, sepse e kam pasur kundër edhe në ditën e debutimit me Anglinë. Eshtë mbrojtës i fortë, por i tërë Juventusi është për t'u vlerësuar”.