Real-Bayern, madrilenët vendosin rekord, Zidane shmang komentet për gjyqtarin

ruweyr4w

Reali i Madridit arriti ta fitojë edhe ndeshjen e dytë përballë Bayernit duke kaluar për herë të 7-të radhazi në gjysmë-finalet e Champions League-ës. Me suksesin 4-2 të shënuar në kohë shtesë, skuadra e Zinedine Zidane tejkaloi rekordin e mëparshëm të Barcelonës, duke u bërë i pari klub në historinë 62-vjecare të kompeticiont më madhor evropian, që ka më shumë prezenca radhazi mes 4 më të mirave. Më parë Reali dhe Barcelona ndanin rekordin me 6 sezone në vazhdimësi, me katalanasit që ishin ndalur në këtë sukses mes viteve 2008-2013-të. Pas triumfit ndaj Bayernit në Bernabeu entuziazmi ishte i pamasë në radhët e tifozëve, por edhe trajnerit Zinedine Zidane. Kualifikimi përballë një ndër favoritëve kryesor, sikurse dhe ish-mentorit të tij, sipas francezit, i jep një shtysë më shumë skuadrës për të besuar se ata mund ta mbrojnë titullin. Sidoqoftë nga ajo që u pa në fushë edhe vetë Zidane nuk mundi të mos fliste për ndikimin e gjyqtarit Kassai, sidoqoftë pa komentuar shumë vendimet. "Është e vërtetë, ndeshja e sotme u ndikua edhe nga gjyqtari, por nuk më pëlqen të komentoj vendimet e arbitrave. Në harkun e dy ndeshjeve, mendoj se e kemi merituar këtë kualifikim, pasi ne ishim skuadra që shënuam më shumë", tha trajneri francez. Zidane lavdëroi tejmase Ronaldon, teksa tha se portugezi tregoi edhe një herë se në sfidat e mëdha është lotjar vendimtar.