Teknologjia

  • Internet
  • TV
  • My Tring IPTV

Fibra optike: Është një teknologji e re, e cila shërben për dërgimin e të dhënave me anë të dritës në një distancë të madhe. Për shkak të humbjeve të vogla në linjë dhe sepse transmetimi I të dhënave bëhet nga impulse e dritës, fibra është një nga teknologjitë më efikase. Fibra optike ka një bandëith të gjërë, nuk ka interferencë në linjë, pra është immune ndaj valëve elektromagnetike, si dhe e lehtë në instalim për shkak të përmasave të vogla.

HFC (Hybrid Fiber Caoxial) është rrjeti i teknologjisë së telekomunikacionit  në të cilën fibra optike dhe kabulli kaoksial përdoren  në pjesë të ndryshme të një rrjeti për të transportuar përmbajtjen (video, zë dhe të dhëna).  Një përparësi e HFC është se disa nga karakteristikat e fibrës optike (Bandëidth I lartë dhe mungesa e interferencave) përfitohen nga përdoruesi pa pasur nevojë të zëvendësojë kabullin kaoksial tashmë të instaluar.

Hosting: është një shërbim që lejon organizatat dhe individët të ruajnë materiale si: video, foto, apo tekst në serverat tanë. . Mjafton që ju të zgjidhni shërbimin e hostimit të faqes apo të e-maileve tek Tring  dhe ju hostojme adresat tuaja të e-mailit, i mbrojmë ato nga spamet dhe viruset, etj

VSAT (Very Small Aperture Terminal): është një sistem komunikimi satelitor që shërben njëkohësisht për përdoruesit familjarë dhe bizneset. Teknologjia VSAT ofron shpejtësi të lartë, të komunikimit broadband satelitor të internetit ose rrjetit privat të komunikimit. VSAT është ideale për përdorime të tilla si: transferime file-sh të mëdha, video transmetime, dhe lidhjes në distancë në Internet.

Wireless: është një term i përdorur për të përshkruar telekomunikacionin në të cilin valët elektromagnetike transmetojnë informacionin në një distancë, pa ndihmën e telave, kabllove ose formave të tjera të përçuesve elektrik. Distanca e transmetimit mund nga disa metra në disa mijëra kilometra.

Kompania Tring i është përshtatur zhvillimeve të vrullshme të rajonit dhe më gjerë duke investuar ne teknologjinë më të fundit HD. Tashmë Tring ka kaluar të dyja platformat e saj në formatin MPEG-4. Kjo nënkupton më shumë kanale dhe më shumë cilësi transmetimi.

Tring ofron platformën më të mirë Satelitore dhe Tokësore të përbërë nga:

  • Pajisje të teknologjisë së fundit me
    • Enkoderat HD MPEG-4.
    • Multiplexer cilësorë për marrjen e sinjalit Live.
  • Transmetimet Satelitore (DTH) në Eutelsat Ë2B 16 gradë lindje dhe mbulojnë pothuajse të gjithë Europen, Lindjen e Mesme.
  • Një Eutelsat i pajisur mirë, i miratuar dhe me një tele-portë të licencuar.
  • Një qendër transmetimi si dhe një kontroll satelitor monitorues i pajisur mirë, që janë në funksion 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës
  • Një grup i gjerë sistemesh marrës satelitor për marrjen e sinjalit nga satelitët e përhapur me një shtrirje nga oqeani Atlantik në atë Indian.

 

Paketa Tring i ofrohet abonentëve të saj nëpërmjet dekoderave Full HD të gjeneratës së dytë HD tokësor dhe HD satelitor të përshtatshëm për pairing:

Dekoderi Tokësor HD:

  • STB i ri me marrës Tokësor pranon formatin e transmetimit HD, gjithashtu edhe atë SD (standart definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Kjo bën të mundur që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shikohen nga abonentët Tring.
  • Avantazh tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programet, filmat, emisionet, të cilat në pamundësi për t’i parë në oraret që transmetohen, mund t’i shikoni në kohën e përshtatshme për ju.
  • Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion, e cila mund të lidhet me një “Home Cinema” me anë të fibrës optike ose kabullit Coaxial.
  • Dekoderi i ri Tokësor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.

Dekoderi i SATELITOR HD:

  • Dekoderi i ri SATELITOR pranon formatin e transmetimit HD por edhe SD (Standart Definition) ndryshe nga ata ekzistues që ishin vetëm SD. Ky është një avantazh që të jep mundësinë për të ardhmen që kanalet e prodhuar/transmetuar në formatin HD të kenë mundësi të shikohen nga abonentët Tring.
  • E re tjetër në këtë STB është se me anë të një USB të jashtme apo një Hard-disku të jashtëm mund të regjistrohen programe, filma, apo çfarëdo pjesë e programeve të transmetuara. Kjo të jep mundësinë që në pamundësi për të parë një event të pëlqyer ta regjistrosh atë dhe të shikohet në kohën e përshtatshme.
  • Dekoderi është i pajisur me dalje dixhitale për videon (HDMI) por edhe për audion e cila mund të lidhet më vete në një “Home Cinema” me anë të fibrës optike ose kabllit coaxial.
  • Dekoderi i ri Satelitor HD është i hapur për të gjitha kartat conax dhe sinjalet dixhitale free tokësore.
  • Dekoderat Tring, ndër funksionet e tjera, ofrojnë një menu shumëgjuhëshe, me teletekst dhe titra DVB, guidë për instalim të thjeshtë, opsion bllokimi nga të rriturit, Guidë Elektronike e Programit (EPG) dhe azhornim automatik të softuerit.

Dekoderi My Tring IPTV

  • Dekoderi i My Tring IPTV eshte nje pajisje HD e cila ka nje dizajn inovativ qe ju dhuron nje eksperience te kendshme perdoruesit.
  • Nepermjet perdorimit te nje USB-je te thjeshte ose nje Karte SD, ju mund te perfitoni sherbime shtese si regjistrimi i programeve te ndryshme apo ndalimi i programit dhe shikimi i tij ne nje kohe te dyte.
  • Dekoderi i My Tring IPTV lejon shikimin e videove apo fotove te ndryshme fale pranise se Kartes SD.
  • Dekoderi i My Tring IPTV mundeson transmetimin e videove nga interneti me teknologjine HTTP Live Streaming (HLS).