Botimet Living

 

 

Botimet Living e nisi veprimtarinë e saj në nentor 2015. Qëllimi i saj është të qënurit sa më pranë shijeve dhe preferencave të lexuesit, duke i ofruar letërsinë më të mirë. Living sjell për lexuesit shqiptarë librat bestseller duke përmbushur kërkesat e tij referuar letërsisë bashkëkohore.

Botimi i parë nga Living është romani “Cranford - Qyteza e Zonjave të fisme”, një portret i provincës së Anglisë së shekullit 19-të. Një sërë titujsh bestseller të New York Times, vijnë në shqip si “Rregullat e Gotit”, “Girlboss”, “Vajza e Pirenejve” dhe “Shpirt i egër”.

Jo vetëm kaq, por tituj të tjerë janë botuar në kuadër të të jetuarit bukur,  si librat “200 Receta” dhe “Festat me Living”. Botime krejtësisht origjinale të kësaj shtëpie botuese, me përmbajtje dhe prodhim unik.

“Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin” dhe “Humb në peshë tani” vijnë në shqip nga Botimet Living, guida për një jetë të shëndetshme dhe plot energji. Librat që kanë ndryshuar jetën e mijërave njerëzve anë e mbanë botës, janë tashmë në duart e lexuesve shqiptarë.

“5 rregullat e dashurisë” ka qenë një tjetër botim i mirëpritur nga lexuesit, një guidë drejtuar dashurisë së përhershme dhe transformimit të martesave pas njohjes me gjuhët e dashurisë.

Shumë tituj të tjerë premtojmë për lexuesit tanë!