Restorant Living

Restorant Living u hap në 6 maj 2016 në Galerinë ETC. Një vend i mrekullueshëm në zemër të kryeqytetit për të gjithë ata që duan të shijojnë një drekë apo darkë të shijshme. Një vend ideal ku ju mund të festoni çdo gëzim me të dashurit tuaj. Një ambient i përshtatshëm për të gjithë familjen ku një kënd i veçantë i është kushtuar vetëm fëmijëve. Restorant Living mbetet zgjidhja e duhur për një shije të paharrueshme.

 

Qëllimi ynë

Qëllimi ynë është t’i ofrojmë klientëve tanë ushqim të shëndetshëm dhe shërbim elegant. Kuzhina në vetvete është shkencë, por i takon shefave ta kthejnë në art.

Edhe mjeshtrat tanë të kuzhinës, ndër më të mirët në vend, i kushtojnë mjaft rëndësi cilësisë dhe shijes.

 

Menuja e pasur

Në menunë tonë dallojnë shumëllojshmria e pjatave, duke filluar nga antipastat deri tek pjatat kryesore me prodhime deti dhe ëmbëlsirat tepër të shijshme. Antipastat, sallatat dhe supat tona ndërthurin bukur freskinë, shijen dhe traditën e kuzhinës mesdhetare. Pastat tonë janë të freskëta dhe të përgatitura sipas traditës italiane. Mishi i përgatitur në Living është produkt vendi dhe i garantuar për cilësinë dhe standartet më të larta. Gjithashtu, ju do të mund të shijoni picat speciale si në asnjë vend tjetër në kryeqytet. Fokusi yne mbetet shija dhe cilësia, të jetuarit bukur dhe shëndetshëm.

Si në asnjë vend tjetër, në Restorant Living ofrohet një Menu Dietike. Menuja dietike është një përpjekje e shefave tanë për t’ju përgjigjur kërkesave të veçanta të klientëve për një ushqim sipas një diete të kërkuar. Me menunë tonë javore, ju do të ushqeheni me pjata jo vetëm të shëndetshme por mbi të gjitha shumë të shijshme. Porosisni menunë tuaj të përsonalizuar në çdo kohë.

Një rëndësi të veçantë i kushtohen fëmijëve. Pjata të cilat asnjë fëmijë nuk mund t’i refuzojë. Një menu e tërë, e sjellë nga shefat tanë, në mënyrë që fëmijët tuaj të ushqehen me pjata të shëndetshme.

Jo vetëm kaq, ne ju ftojmë të kaloni një pasditë të këndshme me miqtë tuaj për të pirë një gotë verë apo çdo pije tjetër. Kaloni momente të bukura në ambientet tona!

 

Vlerat tona

Ne, në Restorant Living, besojmë tek vlerat tona dhe jemi të sigurt që ofrojmë atë ç’ka ju dëshi-roni:

– kuzhinë të pasur dhe të shumëllojshme

– freski dhe variacion për të gjitha gustot

– shije dhe cilësi në çdo pjatë të menusë tonë

– ushqime të personalizuara dhe dietike

– ambiente komode për ju dhe fëmijët tuaj

Ju ftojmë të na vizitoni dhe ju premtojmë se do të doni të ktheheni përsëri në ambientin më elegant dhe plot stil të Tiranës, në Restorant Living. Gjithashtu, çdo pjatë nga restoranti ynë vjen aty ku ju jeni. Mjafton të porosisni online dhe mund të shijoni gatimet e mrekullueshme nga shefat tanë të kuzhinës.

Restorant Living Zgjedhja e duhur për një shije të paharrueshme!