Home | Rreth Tring | Kujdesi per klientin | Kontakt | Dyqanet Tring | Spote publicitare | Harta e faqes
business_al
map
visionplustv
njoftime
bisness
Home Biznese Tring Hosting
Tring Hosting pdf Shtyp Email

Në ditët e sotme është e pamundur që një biznes të mbijetojë pa lidhje interneti. Nuk shtrohet më pyetja nëse do të përqafohet interneti si një mënyrë për të bërë biznes, por cila do të jetë mënyra dhe cili do të jetë partneri juaj në këtë përpjekje. Kush do t’ju ndihmojë në shfrytëzimin e potencialit të internetit për të rritur të ardhurat, për të hapur tregje të reja dhe për të konkuruar me efikasitet në një treg gjithnjë e më të vështirë? Në kohë të vështira ekonomike, paratë e investuara në teknologjitë e reja duhet të gjenerojnë të ardhura maksimale, dhe ne në Tring e dimë mirë këtë gjë. Duke patur të gjitha këto pyetje ndër mend, ne krijuam paketat e “Tring Web hosting”. Hostimi i faqes së internetit nga Tring Communications ofron zgjidhje të cilat janë efektive për sa i përket kostos, si për kompani të cilat sapo kanë filluar të aplikojnë lidhjen në internet, ashtu edhe për kompani të cilat dëshirojnë të zgjerohen dhe të krijojnë faqe interneti të ndërlikuara për biznes online (e-commerce).

Hostimi I faqes së Internetit

Faqja e internetit dhe “domain” i personalizuar shton përvojat e klientit, qoftë nëpërmjet e-mail-eve të përshtatura për ta - një mënyrë e lehtë për të gjetur informacionin që ju nevojitet - apo nëpërmjet zbulimit të një produkti apo shërbimi të ri. Të paturit e një vendi në internet ka përfitime për ju dhe për klientët tuaj, po ashtu. Ju mund të mbështeteni tek Tring për të hostuar përmbajtjen e faqes suaj të internetit dhe ta menaxhoni atë nga portali juaj në mënyrë të pavarur. Duke përdorur panelin (interface) tonë të menaxhimit të faqes, ju do të mund të menaxhoni faqen tuaj, ta përditësoni dhe të bëni vetë ndryshimet e nevojshme.

Veçoritë e Hosting

Statike

Dinamike Baze

Dinamike Premium

Sistemi operues

Linux / Windows

Linux / Windows

Linux / Windows

Hapësira e depozitimit

100Mbytes

100Mbytes

500Mbytes

Hapësira e bazës së të dhënave

-

10Mbytes

100Mbytes

Baza e të dhënave MySQL (Linux)

-

YES

YES

Baza e të dhënave MSSQL(Windows)

-

YES

YES

ASP

YES

YES

YES

PHP

YES

YES

YES

Akses FTP

YES

YES

YES

Paneli kontrollit

YES

YES

YES

Web Add-ons

-

YES

Blogs

-

YES

Live chat

-

YES

Backup

YES

YES

YES

Adresa e-mailit falas

1

5

10

Akses në Webmail

YES

YES

YES

Statistika

YES

YES

YES

Firewall

YES

YES

YES

Suport Multimedial

YES

YES

YES

Transferim të dhënash

2 Gbytes / muaj

5 Gbytes / muaj

10 Gbytes / muaj

Certifikate sigurie (SSL)

Kërkon blerjen e çertifikatës

Hostimi i postës elektronike (e-mail)

Kompania juaj nuk ka pse të blejë një pajisje server apo programe të shtrenjta për serverin e postës elektronike, për të pajisur punonjësit e saj me adresa e-maili. Mjafton që ju të zgjidhni shërbimin e hostimit të e-maileve tek Tring Communications. Ne do të hostojmë adresat tuaja të e-mailit, do t’I mbrojmë ato nga spamet dhe viruset, do të bëjmë kopje rezervë dhe do të ofrojmë suport pa qenë nevoja të shpenzoni para për paga për administratorë IT.

Parkimi dhe hostimi i Domain

Emri i një “Domain” (p.sh. WWW.MYCOMPANY.al) është adresa juaj në internet. Është adresa që miqtë dhe klientët tuaj do të përdorin për të hyrë në faqen tuaj të internetit apo për t’ju kontaktuar nëpërmjet e-mailit. Është mënyra sesi klientët do t’ju identifikojnë dhe do t’ju gjejnë midis miliona faqeve të tjera në internet. Pavarsisht nëse e keni “domain” të regjistruar ose jo, ne do t’ju ndihmojmë të keni një të tillë ose ta rinovoni atë që tashmë keni. Tring ofron një emër “domain” për një periudhë një, dy ose më shumë vjeçare. Pas këtij afati, do t’ju duhet ta rinovoni. Pas regjistrimit të “domain”, do t’ju duhet të konfiguroni të dhënat për të, dhe sërish Tring do t’ju ndihmojë ta regjistroni.

Hostimi me bashkëvendosje (collocation)

Tring i zotëron të gjitha mjetet e duhura dhe është gati të përgjigjet për të gjitha nevojat tuaja për bashkëvendosje (collocation), qoftë për kompani interneti të cilat kanë nevojë për një qëndër të dhënash me shërbime të dedikuara, një biznes privat të cilit i duhet një qendër efikase të dhënash,një firmë mediatike e re e cila ka nevojë për një infrastrukturë të fuqishme, qoftë për një biznes të thjeshtë. Gjithashtu ju mund të zgjidhni të mbani pajisjet tuaja ekzistuese, të blini pajisje të reja me asistencën e Tring, apo t’i merrni ato me qera nga Tring. Hapsira në bazën e të dhënave do të jepet me qera me bazë kafazi, kabineti, rafti si dhe opsionet ½ e raftit, ¼ e raftit, ose dhe me bazë serveri; nëse këto opsione nuk janë të mjaftueshme, mund të ndërtohen hapsira të posacme sipas nevojave.

Rrjet i sigurt dhe Infrastrukture Hostimi

  • Hapsirë e mjaftueshme për të furnizuar Web Site-et.
  • Nivel i lartë sigurie, shpejtësie dhe performance
  • Instalimi, mirëmbajtja dhe kontrolli i pajisjeve nga staf me eksperiencë teknike, 24 orë në 24.

Minimizimi I Kostos së Operacioneve

  • Nuk ka nevojë për staf teknik për të mirëmbajtur dhe për të vënë në punë infrastrukturën hosting.

Fleksibiliteti

  • Fasha direkte dhe të lira, riparime të shpejta dhe shërbime të shumta.
  • Platforma të ndryshme të përdorshme me të drejta të plota administrative.

Të gjitha tiparet e mësipërme të shërbimit janë të garantuara nga Qëndra e të dhënave profesionale dhe e teknologjisë së fundit. Më poshtë po rendisim disa nga tiparet e rëndësishme të Qëndrës sonë të të Dhënave:

  • Rrjeti më I avancuar, I përshkallëzuar dhe I besueshëm I mundshëm
  • Kushte mjedisore ideale (temperaturë, tension I pandryshueshem, energji, siguri nga zjarri,etj)
  • Personel sigurie
  • Periudhë minimale konfigurimi
  • Ndërtimi më i përparuar, i sigurt dhe i përshkallëzuar i rrjetit
  • Ambjente të përshtatshme dhe me kontroll temperature
  • Sistem On-line energjie rezervë (bateri dhe gjeneratorë me naftë)
  • Monitorim I rrjetit 24x7
  • Inxhinier terreni me njohuritë e duhura dhe aftësi për të dhënë zgjidhje
  • Lidhje Interneti të shumfishta
  • Kontroll mjedisor
  • Masa për shuarjen e zjarrit
  • Siguri në aksesin e rrjetit
  • Rafte dhe kafaze të sigurt
  • Rrjete me lidhje të shumfishta
  • 24x7x365 monitorim dhe suport teknik nga staf i kualifikuar teknik
  • Kapacitet i lartë interneti.