Home | Rreth Tring | Kujdesi per klientin | Kontakt | Dyqanet Tring | Spote publicitare | Harta e faqes
business_al
map
visionplustv
njoftime
bisness
Home Biznese Tring Internet
Internet për klientët biznese pdf Shtyp Email


Interneti për bizneset nuk është vetëm lidhja në rrjet. Ky është vetëm hapi i parë drejt procesit të transformimit të biznesit për mënyrën se si funksionon, bën të mundur përballjen e personelit tuaj me sfida të reja në mënyrën e të menduarit, krijon mundësi hyrje në tregjet e reja dhe shfrytëzon idetë dhe sfidat në nivel global.


Pavarësisht se çfarë biznesi jeni, i madh apo i vogël, pyetja që shtrohet nuk është: nëse duhet të kesh internet, por çfarë hapash të tjerë duhet të ndërmerrni pasi të jeni lidhur në rrjet.


Ne të Tring Communications, e kuptojmë mjedisin që është gjithnjë në ndryshim e sipër, kuptojmë afatet kohore, nevojën për reduktim të kostove operacionale si dhe sfidat me të cilat duhet të përballeni në këtë botë të re komunikimi. Ne kuptojmë po ashtu se është e domosdoshme të fokusoheni në përballimin me sukses të sfidave të biznesit tuaj pa u shqetësuar mbi sistemet e teknologjisë.


Objektivi jonë si kompani, nuk është thjesht të sigurojmë shërbimin e lidhjes në internet, por të ofrojmë një sërë shërbimesh ndihmëse të projektuara sipas nevojave tuaja, pasi ne besojmë në shprehjen “një masë nuk i bën të gjithëve”.


Ne duam të jemi partneri juaj që ju të keni sukses në atë që njihni më mirë: biznesin tuaj.

Diversiteti i shërbimeve tona është çelësi për ecjen përpara të biznesit tuaj. Sigurisht që, biznes i suksesshëm për ju, do të thotë biznes i suksesshëm edhe për ne.


Ne ofrojmë një shumëllojshmëri shërbimesh të cilat na dallojnë nga konkurrentët tanë:

  • Lidhje të shpejtë dhe të sigurt në internet, nëpërmjet teknologjisë me fibër dhe bakër, mbështetur në infrastrukturën më të re të telekomunikacionit, të cilën ne e zotërojmë.
  • Disa alternativa shpejtësish të cilat i përshtaten buxhetit dhe nevojave tuaja duke filluar nga shpejtësia 1 MB.
  • Paketa Webhosting, në mënyrë që ju të keni hapsirën tuaj në internet dhe të menaxhoni faqen me disa lëvizje të thjeshta. Nëpërmjet Webhosting tonë, nuk është e nevojshme që të keni njohuri në mirëmbajtjen e faqes suaj, dhe nga ana tjetër do të mund të merrni të gjitha statistikat dhe raportet që nevojiten për të merrë vendimet e duhura në biznes.
  • Adresa e-maili të shumëfishta që mënyrë që të mund të komunikoni me partnerët, kolegët tuaj 24 orë në ditë.
  • Webmail access: merrni e-mailet tuaja nga kudo që keni akses në internet.
  • Adresa statike IP pa kosto shtesë.


Tring është kompania e vetme që ofron zgjidhje për çdo biznes, pavarësisht madhësisë.

Me ofertat tona:

  • Punonjësit tuaj mund të bëjnë kërkime, të komunikojnë, shkarkojnë dhe transferojnë të dhëna me siguri dhe lehtësi. Tashmë ka kaluar koha e pritjeve të gjata para ekranit për të shkarkuar informacione nga interneti.
  • Do mund të jeni të pranishëm, globalisht duke shpërndarë faqen tuaj të internetit.
  • Do mund të studioni tregje të ngjashme, mundësi biznesi, të bashkëpunoni dhe krijoni ortakëri të reja pa lëvizur nga tryeza juaj e punës.
  • Dhe mbi të gjitha do të keni mbështetjen tonë të fuqishme e cila do t’ju asistojë hap pas hapi.

Veçoritë e mëposhtme janë të përfshira në të gjitha Paketat e Internetit Tring për Klientët Biznes:

  • Akses në internet pa ndërprerje me Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit (SLA) konkurruese
  • Përparësi trafiku
  • Cilësi shërbimi (QoS)
  • Mbrojtje AntiSpam dhe Antivirus
  • Shërbimi “Firewall”
  • Raportim “On-demand”