
| Tring IP - VPN |
|
|
|
|
IP-VPN është një mënyrë e sigurt dhe efikase, për ndërlidhjet me pika të ndryshme, si p.sh me departamentet e ndryshme, me vende të ndryshme, me ortakë biznesi, dyqanet e shitjes me pakicë, punonjësit e terrenit, etj. Tring VPN ju jep mundësinë e përdorimit të shërbimeve të shumta si internet, intranet, telefoni, videokonferenca etj, në një lidhje të vetme. Pavarsisht përmasave apo numrit të degëve të shoqërisë suaj, ju mund të zgjidhni shërbimet që ju nevojiten, dhe mund të përshtatni çdo zone sipas shërbimit që ju kërkoni. Tring Communications ju ofron një zgjidhje të plotë VPN, si psh: tipi i lidhjes me Satelit apo Fibër Optike në rrjetet NGA (Next Generation Networks), të cilat garantojnë cilësi të lartë shërbimi dhe gatishmërie. Ndërtimi i arkitekturës së ndërlidhjes në pika të ndryshme varet nga kërkesat e klientit apo nevojave “Pikë më Pikë” ose “Pikë në pika të shumta”. Tring VPN kërkon një lidhje të vetme për secilën nga vendndodhjet. Aplikimet e Email, Telefoni, dhe Video konferencat kategorizohen në tipe të ndryshme shërbimi, në mënyrë që të sigurojnë performancë të lartë për transaksionet e ndjeshme dhe aplikimet në kohë reale të mos shfaqin probleme gjatë funksionimit. Tring VPN mbështet aplikimet e rëndësishme të aktivitetit tuaj në një mënyrë të atillë që performanca të mos ndikohet nga ngarkesa e rrjetit apo aplikimeve të tjera të cilat përdorin “bandwidth”. Me teknologjinë MPLS VPN ne ofrojmë shërbim cilësor të VPNs dhe “end-to-end”, dhe bëjmë të mundur parandalimin e problemeve të mundshme. Nuk do të jetë e nevojshme të keni linja të dedikuara të marra me qëra për të lidhur zyrat tuaja qëndrore me ato në zona më të largëta. Ne na duhet vetëm një linjë për t’ju lidhur me rrjetin NGA (Next Generation Networks). Tring VPN gjithashtu ofron shërbime të përshkallëzuara IP end-to-end. Mjafton që ju të kërkoni “bandwidth-in” e nevojshëm për aplikimet në kohë reale dhe kosto të ulët. Nuk është e nevojshme që ju të azhornoni bandwidth në mënyrë që të mundësoni të gjitha aplikimet tuaja për secilin nga rastet, por përkundrazi, Tring do të shfrytëzojë me efikasitet bandwidth-in ekzistues për ju.
“3 VPN Layer” e Tring Communication ofron një zgjidhje të plotë, që mundëson ndryshimet në shërbimet zanore, të të dhënave dhe aplikimeve video nëpërmjet rrjetit NGA (Next Generation Network), duke mundësuar një lidhje të përshkallëzuar e cila mund të rritet sipas nevojave të biznesit tuaj. Rrjeti juaj i brendshëm mund të lidhet në një rrjet të vetëm duke mundësuar automatizimin e proceseve midis pikave fundore, si dhe infrastrukturave të përbashkëta të intranetit dhe ekstranetit. “3 VPN Layer” Tring mund të përdoret për lidhjen e “site”-ve të ndryshme të ndërtuara me arkitekturën “any-to-any” që lejon menaxhim sa më të lehtë të rrjetit. Ajo ofron veçori planet rezervë të emergjencës. Kostot e menaxhimit reduktohen meqë të dhënat e rrjetit, zëri dhe video e bëjnë këtë zgjidhje si më të përshtatshmen për çdo lidhje. Tashmë, ne duhet të mbajmë vetëm një linjë për të ruajtur të gjitha shërbimet për çdo “sait” dhe sigurisht një furnizues telekomunikacioni. Rrjeti i “Layer 2 VPN” e Tring Communications është një LAN i vetëm i përbashkët për të gjitha degët tuaja duke bërë që të jetë një rrjet tepër i thjeshtë për të përballuar trafikun jo-IP pa ndonjë nevojë shtesë. Ai ofron zgjidhje edhe për nevojat më të ndërlikuara VPN. Tring Communications mundëson lidhjen e të gjitha pikave të klientit pavarsisht vendndodhjes fizike apo llojit të aksesit. Tring Communications VPN u ofron Klienteve tanë Biznes kontrollin maksimal dhe fleksibilitet nëpërmjet rrjetit NGA (Next Generation Network).
Me anë të “Layer 2 VPN” dhe “Layer 3 VPN”, Tring VPN ofron lidhëshmëri për Klientët Biznese sipas tipologjive të mëposhtme:
Teknologjitë e Aksesit:
Cilësia e shërbimit:
|








