Tring Communications është kompania e parë në Shqipëri që ofron sherbime satelitore dhe internet me shpejtësi të lartë duke instaluar Qendrën e vetme operacionale te sherbimeve satelitore, në Qendrën e re të të Dhënave në Tiranë. Kjo Qender Operacionale e sherbimeve satelitore bën të mundur ndërlidhjen e shumë zonave të largëta, nëpërmjet Satelitit, me zyrat qëndrore të shumë kompanive, në mënyrë efikase, të garantuar dhe me kosto të pranueshme.
Shërbimet satelitore të internetit të Tring Broadband të quajtura Tring Sat, mundësohen nga komunikimi satelitor i drejtëpërdrejtë i kompanisë Tring i cili përfshin dërgimin dhe marrjen e sinjalit nga VSAT më i largët nëpërmjet satelitit. Qëndra Satelitore e Tring Communications, nëpërmjet platformes satelitore Gilat Skyedge Hub mundëson shpërndarjen e shërbimit broadband me cilësi të lartë. Është ideale për protokollet standarte të veprimit të kompanive dhe topologjitë e ndryshme. Tring Sat ofron një zgjidhje me kosto te ulet në shpërndarjen e shërbimeve të komunikimit.
Për Klientët Biznese të cilat kërkojnë më shumë akses, dhe shpejtësi uploadimi dhe downloadimi më të madhe, aplikohen plane premium, për të sigurar një performancë të shkëlqyer.
Tring D-STAR është një shërbim I gjeneratës së re të rrjeteve satelitore, dhe ofron mundësi të shumta, të tilla si aksesi I internetit, edukimi në distancë, transferimi I dokumentave dhe rrjetet private virtuale. Tring D-STAR është propozimi ideal, me buxhet të ulët për të gjitha IP ekzistuese dhe shumë IP të tjera të shërbimeve bazë.
- Performancë e lartë broadband IP VSAT
- Përshpejtimi TCP & HTTP, i përfshirë
- Përshpejtimi VPN i përfshirë
- Suport QoS për të gjithë trafikun, që mundëson vendosjen e prioriteteve dhe paanësi
- Përballon një gamë të gjerë aplikimesh IP si për shembull: Internet/Intranet, shkëmbimin e trafikut, VoIP, IP multicast, video-konferencat etj.
Për të qënë efektivë nga ana operacionale, Tring SAT ka një panel WEB i cili mundëson mirëmbajtjen në distancë të VSAT-ve. NMS qëndrore e menaxhon shërbimin në vazhdimësi.
- DVB-S outbound
- 8 PSK outbound, turbo coding encryption support, (opsionale)
- Suport i vecantë për rrjetet më të vogla, me nivel minimal 340Kbps
- Gamë e gjerë e skemave të aksesit të dërgimit (inbound) për përdorimin sa më efikas të hapsirës së segmenteve
- Nivel i lartë dërgimi (inbound) deri në 2Mbps
- Njësi “Stand-Alone” me “software” përshpejtimi të përfshirë.
- Përshpejtim i TCP dhe HTTP i përfshirë.
- Hardware me bazë VPN i përfshirë.
- Suport QoS si për trafikun në ngjitje dhe në zbritje (upstream dhe downstrean)
- Suporton të gjitha aplikimet standarte IP si: Broadband Internet/Intranet, VoIP, IP multicast, Video konferencat etj.
- Veçori IP të përmirësuara për fleksibilitet të plotë: RIP, IRDP, DHCP, NAT, IGMP, IP prioritization, ACL.
- Mundëson vendosjen e prioriteteve dhe paanshmëri midis aplikimeve.
- Portë seriale për të mbështetur protokollin Async (opsional)
- Panel i avancuar për përdoruesit, me ekran LCD dhe navigator me tastiere.
Next Generation Network (NGN) i Tring Communications nuk eshte vetem nje strukture e teknologjise se rrjeteve mbeshtetese por ajo ofron nje zgjidhje e plote për të rriitur performance në kompaninë tuaj.
Tring Communications bashkërendon teknologjine NGN (Next Generation Network) me shërbimet më të reja për të maksimizuar përshtatjen e pjesëve të ndryshme të biznesit tuaj. Zgjerimi i rrjetit satelitor në rrjetin NGN mbështetet nga rrjeti me fiber optike prej 200 kilometrash.
|