|
Tring Telefon për Biznese |
|
|
|
Që komunikimi në biznesin tuaj të ketë cilësi të pakrahasueshme, të ofrojë garanci dhe veçori që mund të përshpejtojnë fitimet dhe të përmirësojnë performancën tuaj, Telefonia Tring Business ka përgjigjen e duhur per ju. Ne zotërojmë teknologjinë, eksperiencën dhe burimet e nevojshme për t’ju ndihmuar të shfrytëzoni maksimalisht investimin e bërë në telefoni dhe në rrjet. Duke bërë këtë, ne synojmë, jo vetëm të ulim koston, por edhe të ndihmojmë kompaninë tuaj të punojë më mirë, nëpërmjet shërbimeve zanore fleksibël dhe të pasura, të shpërndara në të gjithë botën dhe të menaxhuar nga qëndra.
- Të kursesh
Do të shikoni menjëherë përfitimet që mund t’ju sjellë aplikimi i Telefonise Tring Business: është oferta ideale për të elminuar tarifat e thirrjeve telefonike nga një zyrë në tjetrën brenda kompanisë, si dhe për të shkurtuar koston e thirrjeve drejt operatorëve të tjerë përfshirë destinacionet kombëtare, ndërkombëtare per telefonat fiks dhe celulare.
- Fleksibiliteti
“Telefonia Tring Business” është shumë më fleksibël se sistemet tradicionale të telefonisë. Si nga pikëpamja e ndërtimit ashtu edhe nga ajo e kostos, sistemi modern IP PBXs mundëson suportin e telefonave IP kudo në rrjet, ndryshe nga telefonia tradicionale, e cila kërkon që PBX dhe aparatet e telefonave të jenë të vendosur pranë njëri-tjetrit. Me “Telefonine Tring Business”, shërbimet mund të hostohen kudo në rrjet dhe përdoruesit mund të kenë akses në këto shërbime nga kudo që të ndodhen. Ofrimi i postës zanore dhe i shërbimeve më të përparuara, bëjnë që “Telefonia Tring Business” të qëndrojë shumë më lartë se modelet tradicionale të telefonisë.
- Vlerësimi për End-to-End
Me Tring ju mund të jeni të sigurt se vendimet që po merrni sot për telefoninë, do të mundësojnë realizimin e objektivave të biznesit tuaj; si ato afat-shkurtra ashtu dhe ato afat-gjata. Ne ju ofrojmë një analizë të plotë, të mjedisit ekzistues dhe të marrëdhënieve me furnitorët, në mënyrë që të identifikojmë nevojat e paplotësuara dhe hapsirat për të kursyer para. Kjo analizë mbështetet në asetet që ju zotëroni dhe merr në konsideratë cdo barrierë potenciale të cilat mund të evitohen duke bërë ndryshime në sistemet e trashëguara, financiare dhe ato organizacionale.
Eksperienca dhe profesionalizmi ynë do të jenë një guidë e vlefshme në procesin e ndërlikuar të ndryshimit të mënyrës së komunikimit që po ndodh sot në biznese të ndryshme. “Telefonia Tring” është një premtim i vërtetë dhe i sprovuar pasi i shërben mijra klientëve, të cilët janë dëshmitarët dhe garancia e këtij premtimi.
-
Infrastrukturë elastike – Infrastruktura jonë, me rrjetin NGN (Next Generation Network) e përbërë nga fibra optike, është elastike në çdo segment të saj duke bërë të mundur funksionimin e përhershëm të shërbimeve zanore.
-
Teknologjia “State of the art” – Zgjidhjet tona të telefonisë për bizneset mbështeten në një rrjet të sigurt, dhe në një personel me përvojë I cili ushtron praktikat dhe njohuritë më të mira. Partnerët tanë, përfshirë këtu Alcatel Lucent, Juniper, dhe ECI janë me famë botërore dhe krijojnë një ekosistem i cili ofron vetëm shërbimin më të mirë.
-
Infrastruktura e Qendrës së të Dhënave – E vetmja në Shqipëri me furnizim elektrik të dyfishtë, e pajisur me gjeneratorë dhe me UPS të cilët garantojnë shërbim pa ndërprerje edhe në kushte të vështira.
-
Një dyqan – një ndalesë është moto jonë, që do të thotë që iu ofrojmë zgjidhje për telefoninë dhe internetin në një paketë të vetme.
-
Rrjeti për shërbimet zanore që ne ofrojmë, mbron asetet tuaja dhe e bën migrimin në teknologjinë e re, më të lehtë.
PBX e hostuar Nëse nuk dëshironi të shpenzoni për pajisjet PABX dhe të mos shqetësoheni për kërkesat e nevojshme për hapësirë dhe mjedis të saktë për to, atëherë PBX I hostuar është zgjidhja që Tring ofron.
IP PBX Nëse dëshironi të përfitoni zgjidhje me opsione të shumta dhe telefoni IP End-to-End, atëherë IP PBX është zgjidhja e duhur për ju.
Legacy PBX Tring Communications do t’ju ndihmojë edhe në integrimin e PBX ekzistuese që ju mund të jeni duke përdorur aktualisht.
|