Home | Rreth Tring | Kujdesi per klientin | Kontakt | Dyqanet Tring | Spote publicitare | Harta e faqes
business_al
map
visionplustv
njoftime
contact_us
Home Kontakt
Tring Communications & Alcatel-Lucent shpërndajnë TV- Satelitor nëpërmjet DSL pdf Shtyp Email

Kjo përmbajtje unike e Tv-Satelitor ndihmon në krijimin e “triple play” duke ofruar zë, video dhe transmetim të dhënash shërbimi.
Tiranë, 02 Korrik, 2010 – Tring Communications sot njofton se ka zgjedhur platformën Alcatel-Lucent Intelligent Services Access Manager (ISAM) dhe portofolin DSL per te ofruar nje gamë të gjërë komunikimesh të avancuara dhe mundësish argëtimi në të gjithë Shqipërinë. Me këtë shërbim Tring Communications tani do të jetë në gjëndje të shpërndajë portofolin e tij ekzistues të kanaleve televizive satelitore kombëtare dhe në më shumë se 500000 mijë klientëve DSL nëpër Shqipëri."


“Duke u pozicionuar si kompania më inovatore në vendin tonë, Tring Communications po investon teknologjinë më të fundit në fushën e shërbimeve zanore, të dhënash dhe video dhe po e zgjeron këtë ofertë të trefishtë duke siguruar akses në portofolin tonë të kanaleve TV-Satelitor për familjet që nuk kanë nje antenë parabolike – thotë George Koulogiannis, Drejtor Ekzekutiv i Tring Communications.


“Ky projekt i Tring Communications është një shembull i përkryer se si Alcatel-Lucent po investon një shumë te jashtezakonshme parash, kohe dhe energjie në bashkëpunim me klientët për te identifikuar problemet dhe në zgjidhjen e sfidave te biznesit,” tha Adolfo Hernandez, President i Alcatel-Lucent për Evropën Juglindore. “Duke ndërthurur teknologjinë tonë të fuqishme DSL me IP tone dhe eksperiencën e veprimeve, duke shtuar edhe një përvojë të pakrahasueshme në dorëzimin e zgjidhjeve multimediale dhe inovative, ne ishin në gjendje të gjenim një mënyrë krijuese për të financuar asetet ekzistuese të Tring për të përhapur ndjeshëm ofertat e tij. Kjo do t’i japë mundësinë Tring Communications që të drejtohet në një treg krejtësisht të ri dhe me një gamë shumë të fortë shërbimesh”.


Përmes këtij projekti, Tring Communications është mbështetur në imazhin e shkëlqyer dhe fitimtar të platformës DSL Alcatel-Lucent për të arrirë strategjinë e tij të dyfishtë, si për shëmbull: të krijosh TV-satelitore duke iu përmbajtur arkitekturës aktuale, por në të njejtën kohe duke zgjeruar këtë ofertë me akses interneti me shpejtësi të lartë, telefonie dhe shërbimesh video të avancuara. Me downstream që e kalojnë shpejtësinë 22 megabits për sekondë (Mbps) dhe bashkë me potencialin dhe pajisjet e Alcatel-Lucent DSL për të mbështetur një shpejtësi mbi 50 Mbps, Tring Communications mund të arrijë të fitojë më shumë përvojë të klientët e tij me këtë ofertë të trefishtë.


Tring Communications do të përdorë gjithashtu aksesin IP 7302 ISAM të platformës bashkë me zhvillimet e avancuara vokale dhe ndërthurjen e teknologjisë së Alcatel-Lucent Triple-Play Service Delivery Architecture (TPSDA). Kjo zgjidhje do të sigurojë shpërndarjen e të dhënave, shkallën dhe njohjen e shërbimeve që kërkohen për të mbështetur shpërndarjen e një sërë aplikacioneve të avancuara transmetimi. Alcatel-Lucent do të sigurojë gjithashtu edhe mbështetje teknike përgjate projektit. Si rrjedhojë, Tring Communications do të jetë në gjëndje t’i ofrojë klientëve të tij një gamë të plotë shërbimesh të trefishta, duke përfshirë edhe dorëzimin e shërbimeve të pasura të komunikimit.


Alcatel-Lucent zotëron tregun e DSL me një pagesë vjetore sipas raportit më të fundit të aksesit te Dell’Oro. Sipas kesaj, Alcatel-Lucent ka qenë i vetmi furnizues që ka fituar më shumë se 210 milionë linja DSL në mbarë botën dhe shërben një nga tre banda transmetimi në abonentët anembanë botës përmes aksesit në rrjetin e teknologjisë.

Tring Communications është rritur mjaft për sa i përket shërbimeve të internetit dhe televizive, duke bëre për vete më shumë se 12.000 abonentë interneti dhe 250000 abonente te televizionit ne me pak se nje vit. Kjo rritje e pabesueshme vjen si rezultat i nje sherbimi dhe cilesie shume te larte por edhe fale mbeshtetjes se abonenteve - duke i ofruar abonenteve shqipetare nje pervoje unike sherbimesh.


Rreth Tring Communications

Tring Communications është një kompani private e themeluar në vitin 2006, me zyrat qëndrore në Tiranë, Tring Communications ështe zotuar të përçojë transmetimin te klientët e tij nëpërmjet një infrastrukture solide.
Tring Communications tani është një shpërndarës për internet me shpejtësi të lartë, shërbime telefonie në shtëpi dhe televizion dixhital, për klientët dhe bizneset në Shqipëri.
Tring Communications, vendosi standartet në sigurimin e të dhënave të komunikimit në komunitet duke i pajisur me mjetet e nevojshme dhe duke u përballur me sfidat në një ambient ndryshues.
Duke investuar në artin e teknologjisë dhe me një ekip të kualifikuar ekspertësh, ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë dhe të përballemi me pakënaqësitë e klientëve.
Forca jonë mbështetet në një portofol të integruar shërbimesh dhe produktesh që krijojnë lehtësime të klientët.
Tring e diferencon veten duke i ofruar abonentëve një shumëllojshmëri komunikimesh dhe shërbimesh si interneti, telefonia dhe televizioni me anë të një pagese të vetme, duke i kursyer klientit kohë dhe para por edhe duke i ofruar një shërbim të besueshëm.

Për më teper informacion vizitoni faqen e Tring Communications në internet http://www.tring.al.

Tring Communications Press Contacts:

Elisa Mulgeci
Tel: +355(0) 44 800 402
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Rreth Alcatel-LucentAlcatel-Lucent (Euronext Paris and NYSE: ALU) është partneri i besuar i shndërrimit te shpërndarësve të shërbimit, kompanive, industrive strategjike sikurse është ajo e mbrojtjes, e energjitikës, e shëndetit, e transportit, dhe qeverive anembanë botës, e cila sjell zgjidhje në transmetimin e zërit, të dhënave dhe videove në komunikiminimin e përdoruesve. Një lider në telefoninë celulare dhe në transmetimet e rrjetit, teknologjive IP, aplikacioneve dhe shërbimeve. Alcatel-Lucent mbështetet në përvojën shkencore dhe teknike te Bell Labs, e cila është një nga industritë dhe inovatorët më të mëdhenj te komunikimit.
Me operacione në më shumë se 130 vende dhe me anë të përvojës së shërbimeve në industrinë globale, Alcatel-Lucent është një partner vendas me një synim global. Alcatel-Lucent arriti të fitonte 15.2 miliardë euro në vitin 2009 dhe ndodhet në Francë, me zyrat qëndrore në Paris.
Për më tepër informacion vizitoni Alcatel-Lucent në Internet: http://www.alcatel-lucent.com, lexoni postimet më të fundit për në http://www.alcatel-lucent.com/blog dhe na ndiqni në Twitter: http://twitter.com/Alcatel_Lucent.

Alcatel-Lucent Press Contacts

Catalina Ochesila
Tel: + 40 (0)21 2034 933
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa