Home | Rreth Tring | Kujdesi per klientin | Kontakt | Dyqanet Tring | Spote publicitare | Harta e faqes
business_al
map
visionplustv
njoftime
latest_news
Home Te Rejat e Fundit
Mbi zhvillimin e Seminarit Trajnues me perfaqesuesit e komunave dhe bashkive te vendit pdf Shtyp Email
Ne kuader te Projektit “Interneti Satelitor per komunat dhe bashkite e vendit”, kompania jone organizoi me date 20 Tetor 2009, ne ambjentet e Hotel Mondial ne Tirane, Seminarin Trajnues me perfaqesuesit e komunave dhe bashkive, perfitues te ketij projekti.
Pjesmarres ne seminar ishin kryetare komunash dhe bashkish, si dhe punonjes te tyre, te ngarkuar me zbatimin e projektit.
Qellimi i organizimit te seminarit trajnues ishte njohja dhe aftesimi i tyre me sherbimin e internetit satelitor.
Nisur nga fakti qe, shume prej tyre, ne rrjedhoje te sherbimit te ofruar, ishin perdorues fillestare te internetit, perfituan nje shkalle modeste aftesimi.
Struktura e seminarit trajnues ishte e nderuar ne dy pjese.
Ne pjesen e pare, nepermjet slaiteve te pergatitur nga specialistet tane, u demonstrua menyra e funksionimit te ketij sherbimi. Pjesmarresit ne seminar mesuan çfare eshte interneti satelitor, menyren e funksionimit te tij, realizimi i transmetimit te informacionit dhe si arrijme ne te realizojme vjeljen e produktit te ofruar.
Ne pjesen e dyte, pjesemarresit morren pergjigje per te gjitha pyetjet e tyre rreth problematikes se ndeshur ne perdorimin e sherbimit te internetit satelitor, si dhe u instruktuan praktikisht per menyren e te punuarit ne internet.
Ne perfundim, pjesemarresit vleresuan realizimin e Seminarit Trajnues si nje prcedent pozitiv, pasi organizimi i tij sherbeu ne aftesimin dhe rritjen e njohurive te tyre per njohjen dhe vjeljen e sherbimit te Internetit Satelitor.