Asistente Administrative

Përshkrimi i Punës

Siguron mbështetje administrative per te gjitha departamentet dhe/ose menaxhues. Detyrat përfshijnë punën e përgjithshme, recepsionin dhe bazuar në kerkesa te departamenteve te ndryshme dhe/ose projekte. Ofron një imazh profesional të kompanisë përmes ndërveprimit në person dhe nëpërmjet telefonit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

I përgjigjet telefonatave dhe i komunikon/transferon tek anëtari i duhur i stafit.
Njeh dhe përshëndet klientët dhe vizitorët.
Krijon dhe modifikon dokumentet duke përdorur Microsoft Office.
Kryen detyra të përgjithshme, por pa u kufizuar në: fotokopjim, faksim, dërgim dhe dorëzim.
Ruan kopje të dokumenteve dhe sistemit elektronik të arkivimit.
Merr ne dorezim dhe shpërndan paketat e postës, njekohesisht siguron marrjen e tyre ne vendin e derguar.
Koordinon dhe mirëmban të dhënat për zyrën e personelit, telefonat dhe çelësat e zyrës.
Regjistron dhe koordinon takimet dhe/ose konferencat.
Mbeshtet stafin në punën e caktuar për projektet (Tenderat, Projekte te ndryshme etj.).
Organizon dhe skedulon takimet
Planifikon takime dhe merr shenime të hollësishme per minutat e mbledhjeve.
Shkruan dhe shpërndan emaile, memo të korrespondencës, letra, fakse dhe forma
Ndihmon në përgatitjen e raporteve të planifikuara rregullisht
Zhvillon, regjistron dhe skanon sistemin e arkivimit dhe i ruan elektronikisht te dhenat
Ruajtja e listave të kontakteve
Ofron mbështetje të përgjithshme për vizitorët
Vepron si pikë kontakti për klientët e brendshëm dhe të jashtëm
Komunikon me asistentë ekzekutivë dhe të lartë administrativë për të trajtuar kërkesat dhe pyetjet nga menaxherët e lartë
Detyra të tjera sipas urdhrit te eprorit dhe nevojave te kompanise/departamenteve.

Kërkesat

Eksperienca e provuar si asistente administrative

Njohja e sistemeve dhe procedurave të menaxhimit të zyrës
Arsimimi: Diplome universitare (preferohet ne Drejtesi)

Përvoja profesionale: Minimumi 1 vit përvojë relative

Aftësitë:

Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe shkrim

Njohja e punës së pajisjeve të zyrës, si printera dhe makina faksi Aftësi në MS Office (në veçanti MS Excel dhe MS PowerPoint)

Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe aftësi për të caktuar përparësi në punë

Kujdes ndaj detajeve dhe aftësive për zgjidhjen e problemeve

Aftësi të forta organizative me aftësi për të kryer shumë detyra

Rrjedhshëm në anglisht

Kandidatet e Interesuar dhe te kualifikuar duhet te dorezojne nje CV jo me vone se 15.03.2020 ne adresen e emailit: hr@corp.tring.al.

Ju lutem specifikoni qarte pozicionin per te cilin po aplikoni!