Partneri i duhur
për suksesin e biznesit tuaj
për suksesin e biznesit tuaj
Përjetoni maksimumin e shpejtësisë me Fibrën Optike!
zbulo më shumëTë qëndrosh në kontakt me klientin është një pjesë thelbësore e biznesit tuaj dhe gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni është nëse keni akses të postës suaj elektronike apo të internetit. Sa vjen dhe më shumë biznese po zgjedhin shërbimet e Kompanisë Tring për besueshmërinë, fleksibilitetin dhe çmimet që ofrojnë. Ne kemi një sërë produktesh të projektuara për bizneset. Një përfaqësi e përkushtuar biznesi dhe një skuadër mbështetëse do t'ju ndihmojë për ta përdorur më së miri këtë mjet të rëndësishëm komunikimi. Në momentin që keni nevojë për asistencë teknike, mund të bëni vetëm një telefonatë të vetme dhe qendra jonë do t'ju lidhë me personelin e përkushtuar ndaj klientëve tanë të biznesit.
Kompania Tring ka investuar dhe vazhdon të investojë mbi teknologjinë më të fundit për të garantuar performancën më të mirë dhe zgjidhje që i shkojnë për shtat reputacionit tonë. Ne nuk po investojmë vetëm në teknologji, por ç'është më e rëndësishme tek njerëzit.
Trajnime të vazhdueshme pune, seminare jashtë Shqipërisë dhe bashkëpunimi i ngushtë me palët shitëse më të njohura në botë si Cisko dhe Juniper bëjnë që personeli ynë të jetë në kontakt me zhvillimet më të fundit dhe të jetë gati t'ju ofrojë zgjidhjen që kërkojnë nevojat tuaja.
Skuadra e NMC-së sonë (Qendra e Menaxhimit të Rrjetit) punon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe 365 ditë në vit duke u siguruar që gjithçka shkon shumë mirë. Mjetet tona monitoruese gjurmojnë problemin dhe e raportojnë këtë të fundit ende pa e vënë re ju. 80% e problemeve me të cilat përballet sot Tring zgjidhen pa shkaktuar pakënaqësi tek klienti ose humbje të shërbimit.
Ne kemi aplikuar tre nivele të skuadrave të mbështetjes së klientit vetëm për të garantuar që ju-klienti ynë i biznesit- po ju kushtohet një vëmendje e plotë dhe mbështetja e duhur në rastet e rralla kur ka një problem. Kemi siguruar linja telefonike dhe personel pikërisht për klientët tanë. Qendra jonë e Thirrjeve, si dhe Qendra e Monitorimit të Rrjetit mbështesin skuadrat që janë në shërbimin tuaj për zgjidhjen e problemeve brenda 24 orëve.
Të gjithë projektet e lidhur me shërbimet bazohen në kërkesat e klientëve tanë. Një skuadër e përkushtuar siguron që gjithë projektet do të kryen në kohë dhe sipas buxhetit të përcaktuar bazuar në kërkesat dhe pritshmërinë e klientit.
Ne e kuptojmë se çdo biznes është i ndryshëm dhe ka nevoja të ndryshme. Ne kemi krijuar portofolin më të madh të shërbimeve në treg dhe një rrjet që do të na lejojë të sigurojmë me lehtësi shërbime si lidhjet private (Ethernet Private Link), LANS virtualë (E-LAN), sisteme drejtuese (rrjeti, posta elektronike, domain-i) dhe shërbime të tjera menaxhuese.
Secili prej jush është i rëndësishëm për ne, ja pse një menaxher do të jetë në dispozicionin tuaj për t'u siguruar se zëri dhe problemet tuaja dëgjohen edhe në nivelet më të larta të menaxhimit.
Marrëveshjet tona konkurruese janë një ndër arsyet kryesore që bizneset na zgjedhin ne si sigurues të internetit. Marrëveshja garanton me shkrim se shërbimi juaj do të garantohet 99.9%, përndryshe ne mbajmë përgjegjësi.