Tring telefon për biznese

1. Mundësitë e Klientëve Biznes me Tring Telefoni

Që komunikimi në biznesin tuaj të ketë cilësi të pakrahasueshme, të ofrojë garanci dhe veçori që mund të përshpejtojnë fitimet dhe të përmirësojnë performancën tuaj, Telefonia Tring Business ka përgjigjen e duhur për ju. Ne zotërojmë teknologjinë, eksperiencën dhe burimet e nevojshme për t’ju ndihmuar të shfrytëzoni maksimalisht investimin e bërë në telefoni dhe në rrjet. Duke bërë këtë, ne synojmë, jo vetëm të ulim koston, por edhe të ndihmojmë kompaninë tuaj të punojë më mirë, nëpërmjet shërbimeve zanore fleksibël dhe të pasura, të shpërndara në të gjithë botën dhe të menaxhuara nga qendra.

 

2. Shërbimi që ofron Tring Telefoni për Klientët Biznes

Telefonata pa limit me të gjithë dhe me çmimet më konkurruese në treg. Tring ofron shërbimin e telefonisë VOIP me kualitet maksimal. Shërbimi i telefonisë, një zgjedhje për biznesin tuaj i cili është i besueshëm, fleksibël, dhe tarifa të lira.

 

3. Avantazhet e Telefonisë Tring për Klientët Biznes

Eksperienca dhe profesionalizmi ynë do të jenë një guidë e vlefshme në procesin e ndërlikuar të ndryshimit të mënyrës së komunikimit që po ndodh sot në biznese të ndryshme. “Telefonia Tring” është një premtim i vërtetë dhe i sprovuar pasi i shërben mijëra klientëve, të cilët janë dëshmitarët dhe garancia e këtij premtimi.

  • Infrastrukturë elastike – Infrastruktura jonë, me rrjetin NGN (Next Generation Network) e përbërë nga fibra optike, është elastike në çdo segment të saj duke bërë të mundur  funksionimin e përhershëm të shërbimeve zanore.
  • Teknologjia “State of the art” – Zgjidhjet tona të telefonisë për bizneset mbështeten në një rrjet të sigurt.
  • Infrastruktura e Qendrës së të Dhënave – E vetmja në Shqipëri me furnizim elektrik të dyfishtë, e pajisur me gjeneratorë dhe me UPS të cilët garantojnë shërbim pa ndërprerje edhe në kushte të vështira.
  • “Telefonia Tring Business” është shumë më fleksibël se sistemet tradicionale të telefonisë. Si nga pikëpamja e ndërtimit ashtu edhe nga ajo e kostos, me “Telefoninë Tring Business”, shërbimet mund të hostohen kudo në rrjet dhe përdoruesit mund të kenë akses në këto shërbime nga kudo që të ndodhen. Ofrimi i postës zanore dhe i shërbimeve më të përparuara, bëjnë që “Telefonia Tring Business” të qëndrojë shumë më lartë se modelet tradicionale të telefonisë.