Tring Hosting

Hostimi i faqes së internetit në Tring ofron zgjidhje të cilat janë efektive për sa i përket kostos, si për kompani të cilat sapo kanë filluar të aplikojnë lidhjen në internet, ashtu edhe për kompani të cilat dëshirojnë të zgjerohen dhe të krijojnë faqe interneti të ndërlikuara për biznes online (e-commerce).

1. Shërbimet e ofruara nga Tring Hosting

Parkimi dhe hostimi i Domain

Emri i një “Domain” (p.sh. WWW.MYCOMPANY.al) është adresa juaj në internet. Është adresa që miqtë dhe klientët tuaj do të përdorin për të hyrë në faqen tuaj të internetit apo për t’ju kontaktuar nëpërmjet e-mailit. Është mënyra sesi klientët do t’ju identifikojnë dhe do t’ju gjejnë midis miliona faqeve të tjera në internet. Pavarësisht nëse e keni “domain” të regjistruar ose jo, ne do t’ju ndihmojmë të keni një të tillë ose ta rinovoni atë që tashmë keni. Tring ofron një emër “domain” për një periudhë një, dy ose më shumë vjeçare. Pas këtij afati, do t’ju duhet ta rinovoni. Pas regjistrimit të “domain”, do t’ju duhet të konfiguroni të dhënat për të, dhe sërish Tring do t’ju ndihmojë ta regjistroni.

Hostimi i faqes së Internetit

Faqja e internetit dhe “domain” i personalizuar shton përvojat e klientit, qoftë nëpërmjet e-mail-eve të përshtatura për ta – një mënyrë e lehtë për të gjetur informacionin që ju nevojitet – apo nëpërmjet zbulimit të një produkti apo shërbimi të ri. Të paturit e një vendi në internet ka përfitime për ju dhe për klientët tuaj, po ashtu. Ju mund të mbështeteni tek Tring për të hostuar përmbajtjen e faqes suaj të internetit dhe ta menaxhoni atë nga portali juaj në mënyrë të pavarur.

Hostimi i postës elektronike (e-mail)

Nuk keni pse të blini pajisje, server apo programe të shtrenjta për serverin e postës elektronike, për të pajisur punonjësit tuaj me adresa e-maili. Mjafton që ju të zgjidhni shërbimin e hostimit të e-maileve tek Tring dhe ju hostojmë adresat tuaja të e-mailit, i mbrojmë ato nga spamet dhe viruset, etj.

 

Veçoritë e Hosting hosting1 hosting2 hosting3
Sistemi operues Linux / Windows Linux / Windows Linux / Windows
Hapësira e depozitimit 100Mbytes 100Mbytes 500Mbytes
Hapësira e bazës së të dhënave 10Mbytes 100Mbytes
Baza e të dhënave MySQL (Linux) green check green check
Baza e të dhënave MSSQL(Windows)  green check green check
ASP green check green check green check
PHP green check green check green check
Akses FTP green check green check green check
Paneli kontrollit green check green check green check
Web Add-ons  – green check
Blogs green check
Live chat green check
Backup green check green check green check
Adresa e-mailit falas 1 5 10
Akses në Webmail green check green check green check
Statistika green check green check green check
Firewall green check green check green check
Suport Multimedial green check green check green check
Transferim të dhënash 2 Gbytes / muaj 5 Gbytes / muaj 10 Gbytes / muaj
Çertifikatë sigurie (SSL) Kërkon blerjen e çertifikatës

 Tabela 1 Paketat e hostimit të faqes së internetit ( Web hosting)

 

2. Avantazhet e biznesit tuaj me Hostimin Tring

Rrjet i sigurt dhe Infrastrukture Hostimi

  • Hapësirë e mjaftueshme për të furnizuar Web Site-et.
  • Nivel i lartë sigurie, shpejtësie dhe performance
  • Instalimi, mirëmbajtja dhe kontrolli i pajisjeve nga staf me eksperiencë teknike, 24 orë në 24.

Minimizimi i Kostos së Operacioneve

  • Nuk ka nevojë për staf teknik për të mirëmbajtur dhe për të vënë në punë infrastrukturën hosting

Fleksibiliteti

  • Fasha direkte dhe të lira, riparime të shpejta dhe shërbime të shumta
  • Platforma të ndryshme të përdorshme me të drejta të plota administrative

 

3. Veçoritë e shërbimit të hostimit Tring

Të gjitha tiparet e mësipërme të shërbimit janë të garantuara nga Qendra e të dhënave profesionale dhe e teknologjisë së fundit. Më poshtë po rendisim disa nga tiparet e rëndësishme të Qendrës sonë të të Dhënave:

  • Rrjeti më i avancuar, i përshkallëzuar dhe i besueshëm
  • Kushte mjedisore ideale (temperaturë, tension i pandryshueshëm, energji, siguri nga zjarri,etj)
  • Personel sigurie
  • Periudhë minimale konfigurimi
  • Ndërtimi më i përparuar, i sigurt dhe i përshkallëzuar i rrjetit
  • Ambjente të përshtatshme dhe me kontroll temperature
  • Sistem On-line energjie rezervë (bateri dhe gjeneratorë me naftë)
  • Monitorim i rrjetit 24×7
  • Inxhinier terreni me njohuritë e duhura dhe aftësi për të dhënë zgjidhje
  • Lidhje Interneti të shumëfishta
  • Kontroll mjedisor
  • Masa për shuarjen e zjarrit
  • Siguri në aksesin e rrjetit
  • Rafte dhe kafaze të sigurt
  • Rrjete me lidhje të shumëfishta
  • 24x7x365 monitorim dhe suport teknik nga staf i kualifikuar teknik
  • Kapacitet i lartë interneti