Tring IP – VPN

1. Mundësitë e klientit dhe sfidat

IP-VPN është një mënyrë e sigurt dhe efikase, për ndërlidhjet me pika të ndryshme, si p.sh me departamentet e ndryshme, me vende të ndryshme, me ortakë biznesi, dyqanet e shitjes me pakicë, punonjësit e terrenit etj.

Tring VPN ju jep mundësinë e krijimit të një Rrjeti Privat për Biznesin tuaj ku përdorimi i shërbimeve të shumta si internet, intranet, telefoni, videokonferenca etj, mundësohen në një lidhje të vetme.

Pavarësisht përmasave apo numrit të degëve të shoqërisë suaj, nëpërmjet teknologjive të shumta që Tring ofron bazuar në rrjetin e ndërtuar NGA (Next Generation Networks) me Satelit apo Fibër Optike, ju mund të zgjidhni shërbimet që ju nevojiten, Tring do t’ju mundësojë çdo shërbim që ju kërkoni.

2. Avantazhet kryesore për biznesin tuaj

Tring VPN mbështet aplikimet e rëndësishme të aktivitetit tuaj në një mënyrë të atillë që performanca të mos ndikohet nga ngarkesa e rrjetit apo aplikimeve të tjera të cilat përdorin “bandwidth”.

Me teknologjinë MPLS VPN ne ofrojmë shërbim cilësor të VPN-s dhe “end-to-end”, dhe bëjmë të mundur parandalimin e problemeve të mundshme. Nuk do të jetë e nevojshme të keni linja të dedikuara të marra me qira për të lidhur zyrat tuaja qendrore me ato në zona më të  largëta. Ne na duhet vetëm një linjë për t’ju lidhur me rrjetin NGA (Next Generation Networks).

Tring VPN gjithashtu ofron shërbime të përshkallëzuara IP end-to-end. Mjafton që ju të kërkoni “bandwidth-in” e nevojshëm për aplikimet në kohë reale dhe kosto të ulët. Nuk është e nevojshme që ju të azhornoni bandwidth-in në mënyrë që të mundësoni të gjitha aplikimet tuaja për secilin nga rastet, por përkundrazi, Tring do të shfrytëzojë me efikasitet bandwidth-in ekzistues për ju.

  • Siguria
    Tring IP-VPN mbështetet në teknologjinë MPLS, e cila garanton sigurinë maksimale për lidhjet e rrjetit tuaj. Të gjitha të dhënat janë encrypt-uar në pikat fundore të rrjetit, duke mbrojtur në këtë mënyrë të dhënat tuaja nga përpjekje të ndryshme për ndërhyrje.
  • Kosto më të ulëta
    Si rrjedhojë e një rrjeti të konverguar për të dhënat, shërbimeve zanore dhe video, kostot e menaxhimit janë mbajtur të ulta. Ne ju mundësojmë një linjë të vetme për menaxhimin e të gjitha shërbimeve. Ju do të lidheni me rrjetin e Tring dhe do të përfitoni rrjetin tuaj të veçantë privat, pa kosto shtesë për linjat e huazuara për t’u lidhur me zyrat tuaja më të largëta.
  • Menaxhimi
    Ekspertët e IP-VPN të Tring do të instalojnë dhe do të kujdesen për pajisjet tuaja VPN, si dhe për të gjitha nevojat e tjera, në mënyrë që ju të fokusoheni në atë që bëni më mire, punën/biznesin tuaj. Grupet tona eksperte të punës do të kujdesen për strukturën, instalimin, vënien në punë dhe menaxhimin e nevojave tuaja IP-VPN.
  • Besueshmëria
    Angazhimi ynë nuk mbaron me vënien në punë të shërbimit. Ne do të jemi një partner i sigurt gjatë gjithë kohës, për të garantuar që paratë e shpenzuara nga ju, të jenë investuar siç duhet. Grupet tona të punës janë në dispozicionin tuaj 24×7 për çdo nevoje.
  • Tipologjia e VPN Layers 2 /3:
    Me anë të “Layer 2 VPN” dhe “Layer 3 VPN”, Tring VPN ofron lidhshmëri për Klientët Biznese sipas tipologjive të mëposhtme:

    • “Point to Point E-VPN” (E-Line): lidh dy pika të klientit me shërbimet ekzistuese të “Layer 3” (p.sh: Akses në internet, shërbime zanore, etj) .
    • Shërbimet “Any to Any” (E-Lan): lidh më shumë se dy “site”, me komunikim me të gjitha pikat e klientit.
    • “Point to Multipoint E-VPN” (E-Tree): lidh më shumë se dy “site” të klientit me “site”-in qëndror të klientit, duke mundësuar komunikimin e ketyre dy “site”-ve vetëm me “site”-in qëndror.
  • Teknologjitë e Aksesit:
    Përsa i përket “Multi Protocol Label Switching (MPLS VPN)” në rrjetin tonë, ne ofrojmë akses për Klientin tonë Biznes nga pika të largëta të klientit me teknologjitë ADSL, Wireless Network, VSAT, shërbimet FTTH, duke bërë të mundur lidhjen “any to any” me fleksibilitet për të mbështetur shërbimet zanore, video dhe të të dhënave në një lidhje të vetme.
  • Cilësia e shërbimit:
    Shërbimi VPN i Tring ofron Nivele të Shumta Shërbimi (CoS) dhe Cilësi të diferencuar Shërbimi për secilin nga këto nivele.