Shërbimi Tring SAT
1. Mundësitë e klientit me Tring Sat
Tring është kompania e parë në Shqipëri e cila ofron shërbime satelitore dhe internet me shpejtësi të lartë duke instaluar Qendrën e vetme operacionale të shërbimeve satelitore, në Qendrën e re të të Dhënave në Tiranë. Qendra Operacionale e shërbimeve satelitore bën të mundur ndërlidhjen e shumë zonave të largëta, nëpërmjet satelitit, me zyrat qendrore të shumë kompanive, në mënyrë efikase, të garantuar dhe me kosto të pranueshme.
2. Shërbimet e ofruara nga TringSat
Shërbimet satelitore të internetit të Tring Broadband të quajtura Tring Sat, mundësohen nga komunikimi satelitor i drejtëpërdrejtë i kompanisë Tring i cili përfshin dërgimin dhe marrjen e sinjalit nga VSAT më i largët nëpërmjet satelitit. Qendra Satelitore e Tring nëpërmjet platformës satelitore Gilat Skyedge Hub mundëson shpërndarjen e shërbimit broadband me cilësi të lartë. Është ideale për protokollet standarte të veprimit të kompanive dhe topologjitë e ndryshme. Tring Sat ofron një zgjidhje me kosto të ulët në shpërndarjen e shërbimeve të komunikimit.
3. Avantazhet e biznesit tuaj me Tring SAT:
- Performancë e lartë broadband IP VSAT
- Përshpejtimi VPN i përfshirë;
- Suport QoS për të gjithë trafikun
- Përballon një gamë të gjerë aplikimesh IP si për shembull: Internet/Intranet, shkëmbimin e trafikut, VoIP, IP multicast, video-konferencat etj.
4. Shërbimi Satelitor KaSat
KaSat – Tooway është një satelit dydrejtimësh i cili mundëson transmetimin e sinjalit broadband me një kapacitet të lartë duke ofruar aksesim broadband tek të gjithë klientët pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre. Me lançimin e suksesshëm të KaSat-it krahasuar me të gjithë satelitët më të fuqishëm në orbitë, Tooway është sateliti më i avancuar në teknologjinë e transmetimit duke lejuar transmetim deri në kapacitetin 40 Mbps gjë që për operatorët e tjerë satelitor nuk mund të realizohet dot.
Pikat kryesore të shërbimit Tooway janë:
- Çmimi, kosto e konkurueshme dhe e përballueshme, arsyeja kryesore është kosto shumë e ulët e terminaleve dhe kosto e ulët mujore e shërbimit krahasuar me teknologjitë e tjera.
- Instalim i shpejtë dhe aktivizimi në çdo vend
Avantazhet kryesore të shërbimit KaSat Tooway janë:
- Kapacitet i lartë shkarkimi (download 8-15 Mbps) dhe ngarkime të dokumentave deri në 4-5 Mbps upload. Sot asnjë nga satelitët e tjerë nuk mundësojnë shërbim në këtë kualitet dhe kapacitet
- Kjo teknologji nuk kërkon rrjete shtese siç mund të jenë linjat standarte të telefonit
- Kualitet shumë i lartë i produkteve dhe shërbimit të ofruar
- Shërbimi ofrohet në çdo vend ku klienti ndodhet
- Satelitet KaSat në total transmetojnë një kapacitet 70 Gbps, krahasuar me satelitët e tjerë të cilët nuk mund të mundësojnë dot kaq shumë kapacitet
Përse shërbimet KaSat Tooway?
KaSat – Tooway me kapacitet të lartë transmetimi është në gjendje të realizojë lidhjen e më shumë se 1.5 milion përdoruesve në vitet e fundit në Europë. Avantazhet kryesore mbi të gjitha pa marrë parasysh zgjidhjet e ofruara janë:
- Mundësia e ofrimit të shërbimit në zonën e Europës dhe Mesdheut
- Kosto mujore shumë e ulët për përdoruesit për shkak të kapacitetit që sateliti KaSat arrin të transmetojë, i cili është i vlefshëm me kapacitetin e 35-40 satelitëve në total
- Kapacitet të lartë shkarkimi (download 8-15 Mbps) dhe ngarkime të dokumentave deri në (upload 4-5 Mbps)